• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Apeli i rëndësishëm i tatimeve për bizneset: Ja procedura që ndryshon

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
Apeli i rëndësishëm i tatimeve për bizneset: Ja procedura që ndryshon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit se duke filluar nga muaji mars 2023, librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen më manualisht, por në format excel nëpërmjet e-filing. Ky zhvillim i ri mundëson transferimin e të dhënave te librave automatikisht në E-filing, pasi ju t’i keni mbyllur ato, ne portalin SelfCare, nga data 1-10 të muajit pasardhës.

Administrata tatimore bën me dije se përpara se të kryeni mbylljen e librave ne Portalin Selfcare, duhet të verifikoni të dhënat e transaksioneve dhe të kryeni saktësimet përkatëse. Sipas njoftimit librat e shitjes dhe blerjes që nuk te mbyllen nga tatimpaguesit deri në datën 10 të çdo muaji, do të dorëzohen automatikisht nga sistemi në datë 11.

Bazuar në informacionin e publikuar dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes në portalin Self-Care kryhet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

  • aksesoni llogarinë tuaj në portalin SelfCare, nëpërmjet kredecialeve tuaja të portalit e-Albania
  • Ne menune “Libri i shitjeve dhe i blerjeve”, zgjidhni nën-menu “Pasqyra Mujore”, dhe me pas klikoni në periudhën qe do te deklaroni (p.sh.: 2023, 03)
  • Ne seksionin “Artikulli i librit të shitjes” apo “Artikulli i librit të blerjes” mund të verifikoni të gjitha të dhënat për faturat tuaja të shitjes apo te blerjes. Per faturat e blerjes mund te kryeni sistemimet përkatëse për TVSH-në (ne rast se është e nevojshme)
  • pas verifikimeve dhe saktësimeve të faturave të shitjes dhe blerjes, ne seksionin “Informacion bazë” ku shfaqet përmbledhësja e situatës mujore të TVSH-së, duke klikuar “Mbyll librin” ku keni mundësinë të bëni deklarimin e librave, si në pamjen më poshtë:
  • pas mbylljes në SelfCare, librat do të transferohen automatikisht drejt sistemit të deklarimit elektronik E-filing.

Gjithashtu DPT thekson se nëse për periudhën e deklarimit, nuk keni mundur të kryeni saktësimin e të dhënave të faturave në libra apo i keni mbyllur ata para datës 10 dhe keni marrë edhe fatura të tjera (p.sh. Fatura të shërbimeve utilitare), ju do të keni mundësinë që korrigjimin e të dhënave të librave ta kryeni manualisht, nëpërmjet llogarisë tuaj në E-filing.

‘Korrigjimi i librave duhet të kryhet vetëm në ato raste kur ju mund te vërtetoni mospërputhjen e të dhënave te librave ne Selfcare me ato qe ju do te deklaroni. Deklarata e TVSH-së do të vijojë të kryhet manualisht, sipas të dhënave të deklaruar në librat e shitjes dhe blerjes,’ shkruhet në njoftim.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për të korrigjuar librat nëpërmjet sistemit elektronik të deklarimit E-filing, DPT informon se ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  • aksesoni llogarinë tuaj te deklarimit elektronik E-filing, ne tatime.gov.al
  • për të ndryshuar librin e shitjes, në menunë “Librat e Shitjeve dhe Blerjeve”, zgjidhni nënmenunë “Librat e shitjeve”
  • klikoni ne seksionin seksioni “Libra të dorëzuara”, përzgjidhni periudhën për të cilën do të ndryshohet libri duke klikuar tek shenja “→”, dhe pas selektimit të periudhës duhet të klikoni tek butoni “Ndrysho Librin”, si në pamjen më poshtë:

Për ndryshimin e librit të blerjes duhet të zgjidhni në menunë “Librat e Blerjeve” dhe të ndiqni hapat e tjerë të përshkruar më lart.

Pas

Si u bë Jeff Bezos një nga njerëzit më të pasur në botë?!

Para

10 mënyra kursimi për çdo punonjës

Para
10 mënyra kursimi për çdo punonjës

10 mënyra kursimi për çdo punonjës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

nga Fast News
11:48 | 11/01/2026
0

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

nga Fast News
11:15 | 11/01/2026
0

Recent News

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

13:00 | 11/01/2026
3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

12:30 | 11/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar