• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

A do të pushojmë më shtrenjtë këtë vit? Operatorët: Pritet një rritje e çmimeve deri në 10%

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
A do të pushojmë më shtrenjtë këtë vit? Operatorët: Pritet një rritje e çmimeve deri në 10%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se 2023 parashikohet të jetë i frytshëm për sezonin turistik, çështja mbetet si do të pushojmë më lirë apo më shtrenjtë? Sipas kreut të Tur-Operatorëve Besnik Vathit, rritja e pagave do ndikoj në një shtrenjtim. Destinacionet si Greqia apo Turqia do të operojnë më shtrenjtë.

Viti 2023 është premtues për një sezon turistik pozitiv. Sipas tur-operatorëve strukturat akomoduese janë gati për të përballuar fluksin e turistëve, por si do të shpenzojmë për pushimet në Shqipëri këtë vit? “Çmimet janë rritur që vjet ndërsa këtë vit janë në gjendje stabël. Shpresojmë që të jetë kjo situatë, jo situate me rritje të madhe”.



Për aq kohë sa pagat do të mbeteshin të pa ndryshuara sipas Vathit edhe çmimet turistike do të mbeteshin të pa ndryshuara. Por me rritjen e pagës minimale si dhe pagave të administratës për kreun e tur-operatorëve duket se do të lëvizin hallkat e ekonomisë dukë ndikuar në rritjen e çmimeve.

“Nëse ne do ta analizojmë dhe faktorë të tjerë ndërhyrjen e qeverisë për rritjen e pagave në administratën shtetërore, kjo rritje do shoqërohet dhe me rritje të pagave edhe në sektorin privat. Rritja e pagave në sektorin privat do të rris kostot e shërbimeve, mund të sjell pasojë edhe rritjen në pushime”.

Destinacionet kryesore të shqiptarëve për të pushuar gjatë sezonit të verës mbeten Greqia dhe Turqia. Sipas Vathit ky vit do të ketë shtrenjtim të çmimeve. “Ka një rritje në raport me vitin e kaluar, dhe kur e bëjmë krahasimin me vitin e kaluar ne kemi parasysh që viti i kaluar kishte ata faktorë që ishin pas pandemisë, që natyrshëm kishte dhe oferta dhe çmimet në raport me vitin e kaluar mund të jenë deri në 10% më të larta  në disa destinacione që ju përmendet, pranë Turqi, Greqi.

Mund të ketë rritje dhe në destinacionet e tjera. Por nga ana tjetër, mundësitë e mëdha për fluturimet që janë vënë re vitin e fundit me kompanitë low coast ka sjellë që  shqiptarët do të gjejnë besoj, mundësi të reja për të pasur çmimeve edhe më të leverdisshme”, shprehet Vathi./TV  SCAN

Pas

Akademiku Angjeli shkroi dhe shpëtoi shpirtin e tij

Para

Investimi në letrat me vlerë, bien ndjeshëm interesat e obligacioneve 10-vjeçare

Para
Investimi në letrat me vlerë, bien ndjeshëm interesat e obligacioneve 10-vjeçare

Investimi në letrat me vlerë, bien ndjeshëm interesat e obligacioneve 10-vjeçare

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar