• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

10 mijë euro për frymë/ Ekspertët analizojnë premtimin e Ramës për rritjen e të ardhurave

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
10 mijë euro për frymë/ Ekspertët analizojnë premtimin e Ramës për rritjen e të ardhurave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama ka bërë premtimin e radhës, për rritjen në 10 mijë euro të të ardhurave për frymë të qytetarëve. Ekspertët e ekonomisë, të ftuar në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulce kanë analizuar se ky është një premtim elektoral, përsa kohë kryeministri nuk shpjegon se ku do të gjenden paratë dhe kur do të realizohet një premtim i tillë.

“Është shumë e realizueshme 10 mijë euro e të ardhurave për frymë, por problemi është që duhet rruga, vetëm ajo na mungon. Pasi e dimë që ka vende që kanë vajtur 10 apo 20 mijë dhe koha se kur do të shkojmë. Me llafet për fushatë jemi ngopur, do rrisim pagat apo… Administrata dakord,  por ajo është vetëm 1/6 e të punësuarve.

Qeveria nëse do të ishte vetëm për administratën mbanim vetëm drejtorinë e pagave. Qeveria është përgjegjëse dhe për pagat në sektorin indirekt. 10 mijë euro Shqipëria do të shkojë një ditë, problemi është se kur. Unë nuk shoh një strategji. Jam i mbushur me premtime politike, dua të shoh studime ekonomistësh që dizenjojnë një plan që e con në këtë rrugë”, ka deklaruar Pano Soko, ekspert për ekonominë.

Ndërsa eksperti Majlind Lazimi shpjegoi se thellimi i pabarazisë është një dukuri globale, edhe pse në Shqipëri ka shkaqe të brendshme.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Përtej diskutimit që tashmë është një diskutim global, sepse nuk është vetëm Shqipëria, por bëhet fjalë për një nivel global të pabarazisë. Ka dy elementë sipas meje, një është elementi i kompozimit ekonomik të tendencave teknologjike, që është një nivel pak a shumë ajo që ndodh në botë. Në rastin e Shqipërisë një pjesë e mirë e pabarazisë është për arsye të brendshme.

Që do të thotë, një është elementi i tendencave migratore. Kemi atë që quhet aglomerimi, pra koncentrimi i ekonomisë në pak zona. Së dyti është elementi i kompozimit sektorial të ekonomisë shqiptare, e cila fatkeqësisht ka 30 vite që nuk ka ndryshuar diferencimi ekonomik”, u shpreh Lazimi.

Ndërsa Igli Tola, ekspert për ekonominë shpjegoi se një ndër arsyet që kemi këtë pabarazi të fortë ëhstë niveli i ulët i kualifikimit të fuqisë punëtore.

“Ne kemi fuqi punëtore të pakualifikuar, që është reflektim i pagës së ulët të tyre. Arsimi dhe trainimi janë shpërndarë në mënyrë të tillë, që forca punëtore më e arsimuar dhe më e kualifikuar janë në qytetet kryesore dhe në zonat rurale është gjithmonë e më e vështirë të gjesh fuqi punëtore të kualifikuar”, analizoi Tola.

Pabarazia në Shqipëri është thelluar pas pandemisë. Vlerësimi është bërë nga Banka Botërore, sipas së cilës, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon.

Pas

Pse është thelluar pabarazia? Shpjegimi i thjeshtë për të kuptuar pse janë shtuar të varfërit

Para

7 zakonet e këqija që njerëzit e suksesshëm s’i kanë

Para
7 zakonet e këqija që njerëzit e suksesshëm s’i kanë

7 zakonet e këqija që njerëzit e suksesshëm s’i kanë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

nga Fast News
10:15 | 12/02/2026
0

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

nga Fast News
09:40 | 12/02/2026
0

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

nga Fast News
09:19 | 12/02/2026
0

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

nga Fast News
09:02 | 12/02/2026
0

Recent News

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

10:15 | 12/02/2026
Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

09:40 | 12/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar