• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tregu i punës në BE është në vështirësi. Europianët nuk duan më të punojnë si më parë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Tregu i punës në BE është në vështirësi. Europianët nuk duan më të punojnë si më parë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu europian i punës është në vështirësi. Punëdhënësit po luftojnë për të gjetur profile të duhura të personave jo vetëm në industrinë e hoteleve dhe restoranteve. Ndërkohë, duke nxitur më tej kërkesën, në fund të vitit 2022 bumi i largimeve vullnetare arriti kulmin në vende si Italia, Spanja dhe Franca, duke u bërë simptoma më evidente e faktit se europianët pas pandemisë nuk duan më të punojnë si më parë.

Në Gjermani, indeksi i mungesës së fuqisë punëtore shënoi një rritje të katërt radhazi në shkurt të këtij viti, duke treguar vështirësitë në rritje në plotësimin e vendeve vakante në agjencitë e punësimit. Gjithashtu, për shkak të tendencës progresive të rënies demografike që vërehet në vend, nevoja për punëtorë është gjithnjë e më e madhe.





Në Spanjë, në vitin 2022, vendet e lira të punës u rritën me 150% në sektorin e transportit, me 111% në administratën publike, me 91% në aktivitetet profesionale dhe teknike. Por, në terma absolutë mungesat më të mëdha për një total prej rreth 140,000 njësi janë të përqendruara në industri dhe ndërtim.

Në Holandë, aktualisht ka 123 vende të lira pune për çdo njëqind të papunë, 15 herë më shumë se në Francë, ku, në korrik 2022, përqindja e kompanive industriale që raportonin vështirësi në rekrutim kishte arritur në 67%, një nivel i paparë që nga viti 1991. E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë italiane, të cilat në janar kërkonin mbi 500 mijë punëtorë.

Paralelisht, pothuajse si një paradoks i brendshëm i tregut aktual të punës, largimet vullnetare janë gjithashtu në rritje në disa vende. Franca arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2022, me më shumë se 2.16 milionë kontrata të ndërprera me kërkesë të punëtorit. Në raport me numrin e punonjësve, shkalla e dorëheqjeve ishte 2.7% në tremujorin e parë të 2022, jo shumë larg nga ajo e Shteteve të Bashkuara ku të ashtuquajturat “dorëheqje të mëdha” arritën kulmin në 3% në dhjetor 2021.

Në Itali në vitin 2022 u regjistruan pothuajse 2.2 milionë largime vullnetare, 13.8% më shumë se në 2021. Në Spanjë, ku e vetmja statistikë e fenomenit është ajo e lidhur me numrat e sigurimeve shoqërore, në vitin 2022 janë rreth 70 mijë punëtorë me kontrata të përhershme që kanë hequr dorë nga puna, më shumë se në çdo vit që nga viti 2001, kur filloi kjo statistikë.

Pas

Franca i bashkohet vendeve që ndalon përdorimin e Tik Tok në telefonat zyrtarë

Para

Kriza e cmimeve/ Nivel rekord i dërgesave të emigrantëve gjatë 2022

Para
Kriza e cmimeve/ Nivel rekord i dërgesave të emigrantëve gjatë 2022

Kriza e cmimeve/ Nivel rekord i dërgesave të emigrantëve gjatë 2022

Të Gjitha

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

nga Fast News
09:30 | 05/06/2025
0

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

Maturantët me provime. Por më pas, si i zgjedhin degët e studimit?

nga Fast News
09:00 | 05/06/2025
0

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

Shtohen borxhet ndaj tatimeve, ja apeli i administratës për tatimet

nga Fast News
08:35 | 05/06/2025
0

Recent News

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

10:00 | 05/06/2025
KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

KE i jep dritën jeshile, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

09:30 | 05/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar