• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

TEMA E JAVËS/ Pikëpyetjet që shoqërojnë rritjen e pagës minimale

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
TEMA E JAVËS/ Pikëpyetjet që shoqërojnë rritjen e pagës minimale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Deklarata e kryeministrit Rama për rritjen e pagës minimale fillimisht në 40 mijë lekë duke filluar nga 1 prilli e më pas, deri më 45 mijë lekë deri në fund të këtij mandati qeverisës, ka ngjallur debate të forta me argumente pro dhe kundër. Reagime legjitime, në kuadër të një situate ekonomike aspak të qetë e mbi të gjitha, të pasigurt. Një vendim që ka përfituesit dhe humbësit e vet.



Por le t’i analizojmë me radhë të gjithë argumentet për të kuptuar më shumë, jo vetëm pse qeveria dhe kryeministri vendosën rritjen e pagës minimale, por mbi të gjitha efektin që ajo do të ketë tek punonjësit me paga të ulëta, biznesi dhe ekonomia në tërësi.

 A është ky një vendim i drejtë?

Në kuadrin e krizës së çmimeve, rritja e pagës minimale është një ndihmë për të gjithë ata që paguhen në këtë fashë page. Bëhet fjalë kryesisht për punonjësit e industrisë fason apo ata në bujqësi, por jo vetëm. Edhe në shumë sektorë të tjerë ka paga në këto nivele. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, inflacioni i produkteve ushqimore, (për të cilat zyrtarisht shpenzohet 41.3% e totalit të buxhetit të një familje shqiptare) u rrit muajin e kaluar me 13.8%.

Rritja e pagës minimale do të thotë që punonjësit që paguhen aktualisht me 34 mijë lekë, nga 1 prilli do të marrin 40 mijë lekë bruto (më pak do të marrin në dorë, pasi do të paguajnë pjesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore).

Pra, do të kenë më shumë të ardhura. Por a do të jetë kjo rritje e pagës e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve? Sigurisht që jo, por e parë në këtë drejtim, është një hap pozitiv. Kjo edhe për faktin se Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës minimale në rajon.

A merret ky vendim për qëllime elektorale?

Unë mendoj që po, edhe pse kryeministri ka deklaruar disa herë publikisht se nuk e ka bërë për këtë qëllim. Që kur Rama ka ardhur në pushtet në 2013-ën, paga minimale është rritur katër herë. Por rritja që do të bëhet nga 1 prilli me 6 mijë lekë, është më e madhja e bërë ndonjëherë dhe sigurisht që është një masë populiste.

Ajo hyn në fuqi një muaj e gjysmë para zgjedhjeve vendore, ndërkohë që në opinionin tim, nëse nuk do të kushte qëllim elektoral, mund të ishte zbatuar shumë më herët, kur sinjalet e krizës së çmimeve ishin të dukshme dhe biznesi ende nuk ishte goditur nga efektet e krizës si tani. Ose qeveria mund ta shtynte këtë vendim për në qershor, kur zgjedhjet të kishin përfunduar.

Vlen të theksohet, që para çdo fushate, të gjitha partitë politike, përfshi opozitën kanë premtuar rritjen të pagës minimale, si një masë që shkon në ndihmë të familjeve me të ardhura të ulëta.

A është kjo taksë për biznesin?

Në Shqipëri, qeveria paguan vetëm ata që janë të punësuar në sektorin shtetëror dhe pjesa dërrmuese e tyre, nuk janë me pagë minimale. Kjo do të thotë se vendimi i qeverisë rëndon biznesin, që duke filluar nga 1 prilli duhet të paguajë paga më të larta dhe më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Duke pasur parasysh se ekonomia është në krizë, për shkak të situatës globale, rritja e pagës minimale është një barrë shtesë për bizneset. E parë në këtë vështrim, ky vendim është taksë për biznesin.

Ndryshe nga herët e tjera, rritja e pagës minimale do të shoqërohet me një ndihmë për sektorin e fasonëve dhe bujqësisë, ku qeveria merr përsipër të paguajë pjesën e kontributeve për rritjen prej 6 mijë lekë të pagës minimale. Kjo padyshim është një ndihmë për këta sektorë, që pjesën më të madhe të të punësuarve i kanë me pagë minimale. Por çfarë ndodh me të tjerët? Pse ky diferencim tek biznesi? Këto janë pyetje që deri më tani kryeministri Rama i ka lënë pa përgjigje.

A përfiton qeveria nëpërmjet rritjes së të ardhurave në skemën e pensioneve?

Sigurisht që po. Kjo pasi do të paguhen më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si nga punëdhënësi, ashtu edhe nga punëmarrësi. Rritja e kontributeve do të jetë një ndihmë për skemën e pensioneve, e cila vuan aktualisht nga një deficit i lartë. Kjo pasi numri i kontribuesve ka rënë ndjeshëm (për shkak të emigracionit, plakjes së popullsisë dhe informalitetit të lartë), ndërkohë që numri i përfituesve është rritur.

Nga të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore rezulton këtë vit marrin pension 570 mijë persona, ndërkohë që në vitin 2022, ky numër ishte 686 mijë persona. Pra, në harkun kohor të një viti, në skemë janë shtuar 116 mijë përfitues. Ndërkohë, numri i kontribuesve në skemë në vitin 2022 ishte rreth 790 mijë të punësuar. Pra, për çdo 1 pensionist kemi 1.15 të punësuar.

Rrjedhimisht, skema është deficitare dhe nga buxheti duhet të jepen shumë të konsiderueshme për të mbushur këtë “gropë të zezë”. Aktualisht nga buxheti jepen për skemën e pensioneve rreth 40 miliardë lekë, ekuivalente me 350 milionë euro. E thënë më thjesht, çdo vit, ekonomia shqiptare humbet thuajse 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Rritja e pagës minimale do të sjellë më shumë të ardhura në këtë skemë, ndonëse janë shumë të ulëta krahasuar me deficitin e madh të saj.

A do të cojë rritja e pagës minimale në rritjen e pagave të tjera?

Jo domosdoshmërisht, pavarësisht se mund të shërbejë si tërheqje për rritjen e pagave në disa sektorë të ekonomisë. Vlen të theksohet se për shkak të emigracionit të lartë, që ka shkaktuar boshllëqe të forta në tregun e punës, bizneset i kanë rritur pagat. Ndonëse jo në atë masë që të frenojnë emigrimin dhe largimin e fuqisë punëtore.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, paga mesatare në Shqipëri, në tremujorin e tretë të 2022-it (që është e dhëna e fundit zyrtare) arriti në 61,613 lekë. Kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2021, paga mesatare është rritur me 5,178 lekë ose me 8.4%. Ndërkohë që inflacioni i ushqimeve për këtë periudhë ka qenë mbi 14%.

Pra, rritja e pagës që ka bërë biznesi ka qenë e pamjaftueshme për të përballuar edhe rritjen e çmimeve të ushqimeve, për të mos folur  për shtrenjtimin e kostove të tjera të jetesës. Nëse krahasimin do ta bënim me vitin 2019, rritja e pagës mesatare ka qenë vetëm 9,743 lekë.

E pamjaftueshme për të jetuar dhe rrjedhimisht, për të frenuar largimin e punonjësve, ashtu siç po ndodh. Por përse biznesi nuk i rrit pagat më shumë?

Këtë çështje do ta trajtojmë në një shkrim tjetër, por shkurtimisht mund të rendis disa arsye, si mungesën e kulturës financiare dhe menaxhimit të mirë, ku shumë herë punonjësit nuk shihen si aset nga biznesi, por edhe kostot e larta që rëndojnë mbi sipërmarrjen, si niveli i taksave, burokracive, korrupsioni, konkurrenca e pandershme etj.

A duhet të ndërhyjë qeveria tek pagat apo gjithçka i duket lënë tregut dhe produktivitetit?

Personalisht mendoj se pagat duhet t’i përcaktojë tregu në bazë të kërkesë-ofertës dhe produktivitetit të punonjësit. E thënë më thjesht, nëse një punonjës është shumë i aftë, asnjë biznes nuk do ta linte atë të ikte dhe do t’ia rriste pagën në nivele të kënaqshme, pasi është produktiv për kompaninë. Ky është një rregull që e vendos tregu.

Ajo që qeveria mund të bëjë është që të marrë masa për të nxitur produktivitetin e punonjësve dhe ekonomisë, nëpërmjet përmirësimit të sistemit të formimit profesional, mbulimit financiar që mund t’iu bëjë trajnimeve që bëjnë bizneset për punonjësit e tyre, nxitjes së start-up në sektorë premtues për të ardhmen etj.

Apo edhe të ulë kostot për sipërmarrjen, me qëllim që asaj t’i mbeten me shumë para në arkë për të rritur pagat.

Por në opinionin tim nuk mund që qeveria të ndërhyjë tek pagat e biznesit, pasi i bie që qeveria i vendos taksë sipërmarrjes dhe kjo nuk është normale për një ekonomi që duhet të funksionojë sipas rregullave të tregut dhe që nuk është e centralizuar.

Pas

A kanë rëndësi veshjet për suksesin në punë?

Para

Drejtoresha e NOA-s, Herjola Spahiu: Investimet nga individët dhe biznesi kanë rënë, por do të mbështesim bizneset familjare

Para
Drejtoresha e NOA-s, Herjola Spahiu: Investimet nga individët dhe biznesi kanë rënë, por do të mbështesim bizneset familjare

Drejtoresha e NOA-s, Herjola Spahiu: Investimet nga individët dhe biznesi kanë rënë, por do të mbështesim bizneset familjare

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar