• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tatëpjeta e euros, prurjet e shumta në treg e zbresin valutën e fortë nën 115 lekë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Tatëpjeta e euros, prurjet e shumta në treg e zbresin valutën e fortë nën 115 lekë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Euro po pëson rënie të forta çdo ditë. prurjet e shumta valutore në treg e kanë zbritur monedhën e europiane nën kuotën e 115 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 114.86 lekë, niveli më i ulët që prej datës 4 janar të këtij viti.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se arsyeja kryesore pas kësaj rënieje është kërkesa e dobët për euro në treg. Sipas tyre, gjatë javëve të fundit blerjet e euros kanë qenë në nivele të ulëta. Nga ana tjetër, ata shprehen se prurjet e monedhës europiane ngelen relativisht të larta, sidomos nga individët.

Kursi shfaqi një luhatshmëri të fortë në periudhën mes fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit. Pasi preku nivelin më të ulët historik më datë 28 dhjetor, në 112.83 lekë, në vijim euro shënoi një rritje të fortë, që, sipas agjentëve, shpjegohet kryesisht me kërkesën e fortë që shkaktoi ulja e kursit në nivele aq të ulëta, por edhe me rritjen e fortë të ofertës së lekut, të shkaktuar nga përqendrimi i fortë i shpenzimeve publike në fund të vitit të kalendarik. Pagesat buxhetore krijuan likuiditete shtesë për shumë biznese të lidhura dhe një pjesë e tyre shfrytëzuan konjukuturën e kursit për të realizuar blerje në avancë për nevojat e tremujorit të parë 2023.

Kjo duket se ka shkaktuar një kërkesë më të dobët për valutë gjatë tremujorit të parë dhe po reflektohet edhe në raportet e kursit të këmbimit të euros me lekun. Pas një ecurie relativisht të qëndrueshme gjatë muajit janar, pas shkurtit kursi i euros i është kthyer një tendence në rënie, që veçanërisht në dy javët e fundit është përshpejtuar edhe më shumë.

Ecuria e tregut të këmbimit mbetet e paqartë për në vijim, duke pasur parasysh edhe dy zhvillime të brendshme: amnistinë fiskale dhe zgjedhjet vendore të 14 majit.

Pas

Shtrenjtimi i normës bazë të lekut, të gjitha ndërhyrjet që bëri Banka e Shqipërisë

Para

Qeveria premton rritje me 5 mijë lekë të pagave të mjekëve specialistë

Para
Qeveria premton rritje me 5 mijë lekë të pagave të mjekëve specialistë

Qeveria premton rritje me 5 mijë lekë të pagave të mjekëve specialistë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar