• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Suedia, vendi më i mirë në 2023 për gratë në punë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Suedia, vendi më i mirë në 2023 për gratë në punë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Suedia është vendi më i mirë europian për gratë, për të punuar në vitin 2023. Kjo ka rezultuar nga raporti i fundit i Reboot Online.

I interesuar për vendet europiane që u ofrojnë grave mundësitë më të mira, Reboot Online vlerësoi një sërë faktorësh si: mundësitë ekonomike dhe roli drejtues. Ai krijoi një indeks të bazuar në 300 pikë për të përcaktuar se cilat vende europiane ofrojnë perspektivat më të mira për femrat profesioniste.



Gjetjet kryesore:

  • Suedia është vendi më i mirë europian për gratë për të punuar (241.4 pikë nga 300 të mundshme)
  • Suedia është i vetmi vend evropian që ka 100 pikë për mundësitë ekonomike.
  • Vendet fqinje Finlanda (227.6) dhe Norvegjia (213.8) janë vendet e dyta dhe të treta më të mira europiane për grate, kur flasim për të punuar.
  • Turqia është vendi europian me më pak mundësi pune në vitin 2023 (31 nga 300 të mundshme).
  • Sllovenia, Rumania dhe Lituania janë ndër 15 vendet europiane me mundësitë më të mira për gratë në vitin 2023.

Suedia është vendi më i mirë evropian për gratë qw të punojnw në vitin 2023

Reboot Online zbuloi se Suedia është vendi europian që ofron mundësitë më të mira të punës për gratë në vitin 2023, me një total pikësh 241.4 nga 300 të mundshme. Nuk është befasuese që gratë suedeze shkwlqejnw në vendin e punës, siç tregojnë edhe të dhënat. Atje ka shumë mundësi në pozita udhëheqëse për gratë  (93.1/100). Kjo është 13.8 pikë më pak se shteti fqinj Norvegjia, i cili wshtw në vendin e tretë.

Në vend të dytë vijon Finlanda me një rezultat të kombinuar prej 227.6 nga 300, 13.8 pikë më pak se Suedia. Finlanda ka shënuar 86.2/100 pikë për gratë në pozicione drejtuese dhe mundësitë ekonomike. Kjo është 65.5 pikë më shumë për gratë në lidership se Estonia, e cila është në vendin e shtatë me 20.7 nga 100 për këtë kategori.

Në vendin e tretë është Norvegjia me një total prej 213.8 pikësh nga 300 të mundshme, 6.8 pikë më shumë se Lituania, që është në vendin e katërt. Të dhënat tregojnë se vendi ofron 39.9 javë të plota me pagesë për lejen e shtatëzanisë, duke u dhënë atyre një rezultat 55.2/100, i barabartë me lejen e shtatëzanise në Finlandë.

Turqia është vendi me më pak mundësi ekonomike për grate në 2023

Në vendin e fundit është Turqia, me 31 pikë nga 300 të mundshme. Pavarësisht performancës së dobët, vendi ka fituar çuditërisht më shumë pikë për gratë në lidership (27.6/100) sesa vendet e njohura për mbrojtjen e barazisë gjinore, si Austria (13.8/ 100 pikë).

Naomi Aharony, CEO dhe Bashkëthemeluese në Reboot SEO Agency ka dhënë një koment ekskluziv mbi rezultatet e studimit për gratë në vendin e punës:

“Rezultatet e përgjithshme kanë treguar se ka njëfarë progresi në drejtim të barazisë gjinore në vendin e punës në Europë. Norvegjia, Finlanda dhe Suedia u renditën lart, duke treguar se po bëhen disa përmirësime . Megjithatw, qëndrimet zhgënjyese të vendeve europiane si Austria dhe Republika Çeke rikonfirmojnë se progresi drejt barazisë gjinore mbetet i ngadaltë në Europë.

Edhe pse shihet një përparim, gratë ende përballen me sfida të shumta kur bëhet fjalë për barazinë gjinore në vendin e punës që përfshin, jo vetëm hendekun e pagave, mungesën e përfaqësimit të lidershipit, stimujt e qeverisë dhe ekuilibrin punë-jetë.”

Metodologjia:

  1. Reboot Online ishin të vendosur për të zbuluar vendet europiane që ofrojnë perspektivat më të mira për profesionistët femra në vitin 2023.
  2. Reboot Online iu referua Institutit Europian për Barazinë Gjinore për të gjetur vendet në Europë me më shumë gra në poste drejtuese. Ne vlerësuam numrin e grave në pozicione drejtuese gjatë periudhave B1 dhe B2 për të marrë numrin mesatar të pozitave drejtuese aktive në vitin 2022. Pozicionet drejtuese përfshijnë rolet CEO dhe ekzekutive.
  3. ‘Mundësia ekonomike’ për gratë në fuqinë punëtore u gjet në Raportin Global të Gjinisë 2022 dhe merr parasysh shkallën e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore (nw %).
  4. Përfitimet e lejes së shtatëzanisë për secilin vend u gjetën në Rishikimin e Popullsisë Botërore. Për të përcaktuar pikët kemi llogaritur javët e plota të pushimit të paguara në çdo vend. Kjo u bë duke me numrin minimal të javëve totale të lejes së shtatëzanisë të ofruara , shumzuar me përqindjen e të ardhurave të paguara. Më pas e shtuam këtë pikë me javët opsionale të ofruara shumzuar me përqindjen e  të ardhurave të paguara. (Kështu për shembull Suedia është (12 * 0.78% + 42.90 * 0.572%) = 33.9 (javë me pagesë të plotë).
  5. Të dhënat u normalizuan duke përdorur funksionin percentrank.inc në Excel. Kjo e rendit çdo faktor ndërmjet 0 dhe 100, bazuar në pozicionin relativ brenda shembullit.
  6. Rezultati përfundimtar llogaritet si një shumë e tre faktorëve për secilin vend, ku rezultati maksimal i mundshëm është 300.
  7. Të gjitha vendet e tjera europiane si Serbia dhe Kroacia janë lënë jashtë rezultateve, për shkak të mungesës së të dhënave në dispozicion.

Të dhënat janë mbledhur midis 22 dhe 27 shkurt 2023 dhe janë të sakta që nga ajo kohë.

Pas

Mësuesit pak të paguar, si ka qenë ecuria e pagës së tyre në vite

Para

Biznesi, domeni i burrave. Më pak gra pronare apo drejtuese

Para
Biznesi, domeni i burrave. Më pak gra pronare apo drejtuese

Biznesi, domeni i burrave. Më pak gra pronare apo drejtuese

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar