• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Skema Kombëtare për bujqësinë, 3.3 miliardë lekë për fermerët

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Skema Kombëtare për bujqësinë, 3.3 miliardë lekë për fermerët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria jep 3.3 miliardë lekë për subvencione në bujqësi dhe blegtori. Skema kombëtare e mbështetjes është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Pas mbledhjes, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca informoi se “këtë vit me një buxhet të shtuar në 3.3 miliard lekë do t’i vijmë në ndihmë blegtorëve, bletarëve, fermerëve të serrave, atyre që ndërtojnë ferma organike por edhe ndërtimit të tregjeve të reja bujqësore dhe të kafshëve të gjalla dhe deri tek përçimi i teknikave të reja të kultivimit përmes  skemës kombëtare të trajnimit në bujqësi”.

Sipas saj, fokus kryesor do të marrë mbështetja për blegtorinë si sektori prioritar i kësaj skeme.



“Mbështesim ferma me jo më pak se 10 lopë të matrikulluara me deri 10 mijë lekë/krerë dhe jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt, si dhe fermat me jo më pak se 100 dele ose dhi me deri 1200 lekë për krerë, por jo më shumë se 360 lekë për subjekt”, tha ministrja.

Gjithashtu theksoi ajo, do të vijojmë mbështetjen për të tretin vit radhazi me skemën e naftës falas për fermerët.

Rreth 1,4 miliard lekë do të përdoren për të lehtësuar fermerët nga kosto që i peshon më shumë në aktivitetin e tyre atë të karburantit.

Ministrja tha se skema adreson mbështetje për perimet në serra, si motorin e eksporteve shqiptare.

Me një pagesë direkte prej deri 400 mijë lekë për ha, subvencionohen  kultivuesit e perimeve, rrushit për tavolinë dhe luleshtrydhet në serra, duke lehtësuar kostot e inputeve bujqësore për këto aktivitete.

Mbështetja me subvencione do të vijojë edhe për bletarinë si një sektor i rëndësishëm i ekonomisë rurale.

“Mbështesim çdo zgjua me 1000 lekë për ferma me jo më pak se 50 zgjoje dhe deri në 150 mijë lekë për subjekt”, tha ministrja teksa shprehu vendosmëri për zhvillimin e një bujqësie jo vetëm më prodhuese, por edhe më të sigurtë e më organike.

“Në këtë angazhim edhe këtë vit vazhdojmë të mbështesim fermat organike dhe ato që certifikohen me standardin Global GAP”, u shpreh Krifca.

Ministrja tha se, “nuk mund të linim jashtë skemës sonë sektorin e peshkimit ku mbështetja e drejtëpërdrejtë parashikon blerjen e motorëve të rinj, dhe agregateve të tjera dhe riparimin e anijeve deri në 50% të vlerës së blerjes jo më shumë se 20 milion lekë për subjekt”.

Për të dytin vit radhazi, qeveria adreson mbështetje financimi edhe për  ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore dhe të kafshëve të gjalla, me qëllim afrimin akoma më shumë të produktit me konsumatorin, dhe rritjen e peshës së fermerit në tregje.

Ministrja deklaroi se, së bashku me Universitetin Bujqësor do të vazhdojmë edhe këtë vit përçimin e dijes tek fermeri në kuadër të skemave kombëtare të trajnimit në bujqësi me krijimin e fermave model në të gjithë Shqipërinë me praktikat më të mira bujqësore dhe blegtorale

“Kemi marrë të gjithë masat që të gjithë specialistët të bujqësisë të jenë në terren që aplikimet e fermerëve për këtë vit të fillojnë sa më shpejt”, u  shpreh Krifca.

Pas

Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të kafeneve, ia kalon Spanjës e Italisë

Para

Bien interesat e bonove të thesarit, 12- mujoret zbresin nën 4%

Para
Bien interesat e bonove të thesarit, 12- mujoret zbresin nën 4%

Bien interesat e bonove të thesarit, 12- mujoret zbresin nën 4%

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar