• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Skema e pensioneve/Ish ministri i Ekonomisë: Duhet shtylla e tretë në sistem, të nxiten pensionet private

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Skema e pensioneve/Ish ministri i Ekonomisë: Duhet shtylla e tretë në sistem, të nxiten pensionet private
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish ministri i Ekonomisë, Zef Preci argumenton se nevojiten ndërhyrje në skemën e pensioneve, për të krijuar kolonën e tretë të sistemit, atë të bashkëpunimit shtet-privat. Duke shpjeguar ndikimin që rritja e pagës minimale do të ketë tek skema e pensioneve, për shkak të rritjes së nivelit të kontributeve, Preci deklaron se me sistemin aktual, qytetarët nuk kanë interes të paguajnë kontribute, pasi përfitimi kur dalin në pension, është shumë i vogël.

“Ndoshta jemi ndër vendet e rralla që njerëzit që e kanë kaluar moshën e pensionit, vazhdojnë të punojnë dhe ne i detyrojmë të vazhdojnë të paguajnë detyrimet. Pra, ne që këtu rrëzojmë bazën e sistemit, që merr në konsideratë pagesën në vite. Masa e përfitimit pasi ke kontribuar për shumë vite është shumë e vogël lidhur me nivelin e pagës që ka pasur I punësuari ose e punësuara.

Maqedonia ka një sistem shumë të mirë, që qytetari merr përfitim nëpërmjet pensioneve private.  Duhet të ndërtojmë ura ndërmjet kontributeve dhe përfitimeve. Ne duhet të shohim skemat private të pensioneve.  Tu japim mundësi Institutit të Sigurimeve shoqërore dhe skemave paralele që të investojnë atje ku këto para shtohen më shumë dhe më shpejt”, ka deklaruar Preci në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulce.

Ish ministri i Ekonomisë mbështet krijimin e kolonës së tretë në sistemin e pensioneve, si nxitës për qytetarët që të paguajnë. “Unë jam për një shtyllë të tretë në sistemin e sigurimeve, pasi kjo është mënyra që gjeneron para dhe këto para mund të përdoren në interesin e përfituesve”, shprehet Preci.

Pas

A ndihmon bukuria në punë?

Para

5 këshilla para se të kërkoni rritje rroge

Para
5 këshilla para se të kërkoni rritje rroge

5 këshilla para se të kërkoni rritje rroge

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

nga Fast News
10:41 | 03/11/2025
0

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

nga Fast News
09:59 | 03/11/2025
0

Recent News

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

11:30 | 03/11/2025
Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

10:56 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar