Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shifrat alarmante të Eurostat: 1 në 10 shqiptarë nuk ka mundësi për kujdes shëndetësor

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Shifrat alarmante të Eurostat: 1 në 10 shqiptarë nuk ka mundësi për kujdes shëndetësor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiperia është vendi i dytë në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë së moshës 16 vjeç e lart që raportojnë se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor. Të dhënat janë publikuar nga Instituti Europian i Statistikave për të ardhurat dhe kushtet e jetesës. Sipas Eurostat-it, gjatë vitit 2020 janë 10.6% e shqiptarëve, të cilët nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor.

Këto nevoja të paplotësuara vijnë për disa arsye, si ato financiare, listës së gjatë të pritjes nëpër qendrat shëndetësore apo edhe për arsye gjeografike, pra largësia e qendrave shëndetësore nga vendbanimi i personave të anketuar. Theksojmë se nevojat e paplotësuara të vetëraportuara kanë të bëjnë me vlerësimin e vetë personit nëse ai ose ajo kishte nevojë për ekzaminim ose trajtim mjekësor (ku përjashtohet kujdesi dentar) por nuk e kishte ose nuk e kishte kërkuar atë.

Sipas shifrave kjo normë e rendit Shqipërinë vendin e dytë në Europë, ndërkohë në vend të parë pozicionohet Estonia me 13% të personave të cilët janë shprehur se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor. Pas Shqipërisë, në vend të tretë pason Greqia me 6.5% dhe Finlanda me 5.4%. Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.9%.

Nëse do të merrnim në analizë vendet e rajonit të dhënat tregojnë se pas Shqipërisë renditet Serbia me 3.8% të personave, të cilët janë shprehur se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor. Pas Serbisë gjejmë Malin e Zi me 2.1%, ndërkohë pasohet nga Maqedonia e Veriut, e cila është poshtë mesatares së BE-së, me 1.7%.

Norma e popullsisë që raporton nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

(Burimi: Eurostat)

Pas

“Biznesi i shapkave” që i mbijetoi pandemisë. Crocs janë trendi më i ri

Para

Punë nga shtëpia? Ja vendet europiane që e mirëpresin këtë gjë

Para
Punë nga shtëpia? Ja vendet europiane që e mirëpresin këtë gjë

Punë nga shtëpia? Ja vendet europiane që e mirëpresin këtë gjë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

nga Fast News
12:16 | 16/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

nga Fast News
11:13 | 16/03/2026
0

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

10 gjërat e përbashkëta të njerëzve të shëndetshëm

nga Fast News
11:00 | 16/03/2026
0

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

nga Fast News
10:17 | 16/03/2026
0

Recent News

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

12:16 | 16/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

Rritja e çmimit të naftës, studimi i Altax: Pritet të shtrenjtohen produktet e tjera, do të ndikojë tek konsumi

11:13 | 16/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora