• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Qeveria fton kompanitë greke të investojnë: Ja sektorët tanë strategjikë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Qeveria fton kompanitë greke të investojnë: Ja sektorët tanë strategjikë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është pjesë e delegacionit zyrtar të qeverisë shqiptare të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë pune në Athinë, Greqi. Gjatë kësaj vizite, Ministrja Ibrahimaj mori pjesë në Forumin Ekonomik të organizuar nga “Forumi Ekonomik DELPHI”, ku ishin të pranishme dhe kompanitë më të rëndësishme greke që operojnë në fusha si energjia, transporti dhe turizmi, si dhe dhomat e tregtisë dhe industrisë së shtetit fqinj.

Ministrja Ibrahimaj vlerësoi organizimin e këtij eventi si një mundësi shumë të mirë për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe nevojën për ta forcuar atë më tej në të ardhmen. Aktualisht në vendin tonë operojnë rreth 760 biznese greke, por sipas Ministres Ibrahimaj, ka ende potencial të pashfrytëzuar në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe Shqipëria paraqet për kompanitë greke një treg potencial për të zgjeruar investimet e tyre, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.



Ministrja tha se Shqipëria ka një kuadër ligjor miqësor ndaj biznesit dhe tërheqjes së investitorëve të huaj, një regjim tatimor shumë konkurrues, me disa nga normat më të ulëta në rajon dhe stimuj shtesë për investime strategjike.

Zhvillimi i shpejtë i infrastrukturës në sektorë si energjia, telekomunikacioni, rrugët dhe autostradat, transporti detar dhe ajror, e ka bërë Shqipërinë një vend tërheqës për investimet e huaja, ndërsa Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar i vendit tonë.

“Për të forcuar marrëdhëniet në të ardhmen është thelbësore të shikohen sektorët strategjikë, ata që do të luajnë rolin më të madh në ekonominë e së nesërmes, dhe të kërkojmë të tërheqim kapital në këto fusha”, tha Ibrahimaj.

Në vitet e fundit, interesi më i madh i kompanive greke për të investuar në Shqipëri është fokusuar në sektorin e energjisë, me investime në prodhimin e paneleve fotovoltaike, si dhe në funksionimin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Ministrja Ibrahimaj tha se energjia e rinovueshme përbën një sektor strategjik për planet e ardhshme të rritjes së Shqipërisë dhe informoi se Shqipëria ka zhvilluar një kuadër të ri ligjor që lehtëson lidhjen me rrjetin e energjisë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë masa të reja për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.

Nga ana tjetër, politikat e qeverisë shqiptare janë orientuar drejt zhvillimit të një ekonomie të drejtuar nga inovacioni, ku është zhvilluar një kuadër ligjor i dedikuar për zhvillimin e startup-eve inovative, me masa tërheqëse fiskale mbështetëse;  është duke hartuar një ligj tjetër për të ashtuquajturit “nomadë dixhitalë” – specialistë të IT-së që punojnë në distancë – të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri për kompanitë e vendosura diku tjetër.

Ministrja Ibrahimaj theksoi faktin se qeveria shqiptare ka investuar shumë në dixhitalizimin e shërbimeve publike për të kursyer kohë dhe kosto për bizneset dhe qytetarët, ku aktualisht në e-Albania, platformën online me një ndalesë në vend ofrohen 1227 shërbime elektronike publike, 756 prej të cilave janë të disponueshme edhe për bizneset.

Vitet e fundit Shqipëria është e përfshirë në një sërë nismash rajonale, një prej të cilave Procesi i Berlinit, të cilat synojnë të krijojnë një treg të përbashkët rajonal në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe në këtë kuadër, Shqipëria përbën një destinacion potencial për të bërë biznes jo vetëm për tregun e saj të brendshëm, por për një treg rajonal të përbërë nga mbi 16 milionë konsumatorë.

Ministrja përmendi faktin se qeveria shqiptare po punon për vendosjen e korsive të gjelbra me anëtarët e BE-së në pikat ndërkufitare dhe tha se mirëpret vullnetin e qeverisë greke për të ndihmuar dhe zhvilluar këtë proces.

Rritja e bashkëpunimit në këtë fushë, sipas Ministres, do të ofronte një shërbim nga i cili do të përfitojnë shumë bizneset në të dy anët e kufirit, duke ulur kohën dhe koston e nevojshme për transportin e mallrave në të dy tregjet.

Pas

Miliarderi që dëshiron të vdesë i varfër, dhuroi të gjithë pasurinë e tij

Para

Credins Bank është zyrtarisht sponsor gjeneral i komitetit olimpik kombëtar shqiptar

Para
Credins Bank është zyrtarisht sponsor gjeneral i komitetit olimpik kombëtar shqiptar

Credins Bank është zyrtarisht sponsor gjeneral i komitetit olimpik kombëtar shqiptar

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar