• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pezullimi i marrëveshjes për çmimin e patentave, reagon DPSHTRR

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Pezullimi i marrëveshjes për çmimin e patentave, reagon DPSHTRR
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka reaguar pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës për të pezulluar marrëveshjen e arritur mes këtij institucioni, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe shoqatave të autoshkollave për ndryshimin e çmimit të kursit të marrjes së lejes së drejtimit të mjeteve.

Sipas DPSHTRR, objekti i “Akt Marrëveshjes” është “Njohja ndërmjet Palëve, me tarifën e pagesës, si dhe vlerësimi i kostos minimale fiskale referuese, për përmbushjen e programit të edukimit për përgatitjen për drejtues mjeti dhe pajisjen me kategoritë e lejedrejtimit: AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C, C1E, CE, D1, D, D1E, DE; për përgatitjen për rimarrjen e leje së drejtimit pas humbjes totale të pikëve ose për heqje të saj, si dhe përgatitjen për pajisjen me dëshmitë dhe certifikatat e aftësimit profesional”, dhe jo përcaktimi i tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi. Sqarojmë edhe një herë se tarifa dhe kostot janë referuese dhe jo përcaktuese, për garantimin e zbatimit të detyrueshëm të kushteve të barabarta në mësimdhënie.



“Synim i kësaj marrëveshje është pikërisht shmangia e rrezikut eminent dhe dëmit të rëndë dhe të pariparueshëm që po i bën konkurrenca e pandershme sektorit të autoshkollave! Marrëveshja angazhon palët për dhënien fund të evazionit dhe fiktivitetit, duke kërkuar reformim total të aktivitetit të subjekteve të autoshkollave dhe raporteve me qytetarin, në mënyrë që ky i fundit të mos mashtrohet, por edhe të mos përfshihet nga një shërbim që thyen normat, që i shmanget Programit Zyrtar të detyrueshëm dhe që gjeneron evazion, informalitet dhe rrezik potencial në qarkullimin rrugor!

Qëllimi i marrëveshjes është sinergjia për t’i dhënë fund një tregu të pandershëm, që ka abuzuar mbi shërbimin e mësimdhënies për drejtimin e rregullt të një mjeti rrugor, për t’i shërbyer direkt interesit publik!”, thekson DPSHTRR.

“DPSHTRR i qëndron pozicionit të marrjes dhe ushtrimit të përgjegjësive ligjore, duke përgëzuar DPT për vullnetin dhe bashkëpunimin institucional, për t’u përballur dhe jo fshehur, për t’u përpjekur, duke mos zgjedhur qasje populiste apo hipokrite! Sfida e standardeve për sigurinë rrugore tejkalon çdo qëndrim hezitues e kompleks burokratik! DPSHTRR vijon e palëkundur punën për reformimin e sektorit të Autoshkollimit, komponent kryesor i Automotorizimit Shqiptar, me rëndësi jetike për sigurinë publike dhe shoqërinë. Mbikëqyrja e këtij sektori, mbetet sfidë institucionale në nivel kontrolli administrativ dhe fiskal!”.

Pas

A po investojnë bizneset? Sipërmarrësi i suksesshëm tregon arsyet e stepjes

Para

Frenohet në shkurt treguesi i besimit në ekonomi

Para
Frenohet në shkurt treguesi i besimit në ekonomi

Frenohet në shkurt treguesi i besimit në ekonomi

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar