• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Momenti për konsolidim të trajtimit të të ardhurave personale- Individi deri në 480.000 lekë në vit/pa detyrim regjistrimi, deklarimi dhe pa taksim

nga Fast News
2 years më parë
në Analizë
0
Momenti për konsolidim të trajtimit të të ardhurave personale- Individi deri në 480.000 lekë në vit/pa detyrim regjistrimi, deklarimi dhe pa taksim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Elisabeta KATIAJ/ Eksperte Ekonomie

Diskutimeve të shumta nëse mund të ketë barazi në trajtim të të ardhurave nga punësimi dhe atyre nga vetpunësimi i janë përgjigjur shumë ekspertë të ndryshëm në mëmnyra të ndryshme, por në fakt cili është angazhimi i secilit nga këto role, cilat janë rrisqet që hasin këto role, kostot e veprimit, çfarë mund të bëhet ndryshe, si tatohen sot të ardhurat personale, dhe të tjera pyetje lindin për të krahasuar barazinë në angazhim për të gjykuar edhe barazinë në taksim.



Statusi i një punëmarrësi, vetëpunësuari ose person fizik tregtar me apo pa punëmarrës janë dy role, por në diskutimet aktuale nga ekspertë të ndryshëm është harruar të përfshihet në këtë temë edhe individi jo i punësuar dhe jo i regjistruar si i vetpunësuar.

Konkretisht një punëmarrës, ushtron një detyrë kundrejt një marrëdhenie kontraktuale që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve. Punëmarrësi mbi pagën paguan kontributet dhe përsa i përket atyre punëmarrësve që tejkalojnë pagën maksimale për të cilën paguhen kontributet shoqerore e shëndetësore, kemi të bëjmë me një punëmarrës i cili ka kontribuar për një pension shumëfish mbi atë mesatar, paguhet me një pagë më shumë se dyfishi i pagës mesatare në shkallë vendi dhe si rrjedhojë gëzon një jetesë në shkallën e luksit, i adminsitruar nga një marrëdhenie e vetme pa rrisk. (Pagat e nivelit të lartë i përkasin kryesisht niveleve drejtuese, sektorëve të inteligjencës dhe jo atyre te kualifikuara si punë me rrezik të lartë), ndërkohë që një i vetpunësuar, zakonisht heq dorë nga investimi për pension duke përfituar menaxhimin e të ardhurave në kohë reale.

Personi fizik tregtar me ose pa punëmarrës, ushtron aktivitet në një treg të lirë, nën presionin e disavantazheve të konkurencës jo të ndershme, shumëherë i detyruar nga papunësia dhe mbart një marrëdhënie me shumë operatore mbikqyrës ose bashkëveprues.

Personi fizik tregtar përgjigjet personalisht për detyrimet ndaj të tretëve dhe është i ekspoziar 100 % ndaj çdo rrisku ndryshe nga punëmarrësi që në çdo rast, gëzon mbrojtje nga çdo hierarki institucionale.

Personi fizik tregtar, investon i vetëm për trajnime dhe zhvillim personal. Ndërkohë që punëmarrësit i ofrohet nga punëdhënësi një mundësi e tillë në përgjithësi.

Të ardhurat nga pagat kanë një cikël të programuar kohor dhe mospërmbushja e këtij detyrimi, rregullohet dhe penalizohet me ligj. Mospagesa e një klienti për të vetpunësuarin i nënshtrohet një proçesi pa fund kërkese për arkëtim, i cili mund të ketë edhe përfundim në borxh të keq.

I vetpunësuari paguan edhe taksë vendore sado e vogël qoftë.

I vetpunësuari i nënshtrohet një legjislacioni ndryshe për njohjen e shpenzimeve.

Prandaj i Vetpunësuari dhe Punëmarrësi nuk janë një status i ngjashëm për t’u krahasuar përsa i përket nivelit të taksimit apo për të qënë në linjë të njëjtë taksimi.

Duke patur në strategji taksimin progresiv, qeveria duhet t’i qëndrojë kësaj metodologjie, por ne dukje shfaqet një sistem jo i mirëkuadruar me qëllimin e vet, ose nga ndryshime të shumta ka nevojë për një konsolidim të qëllimit të përgjithshëm me normimin e taksimit mbi të ardhurat personale.

Nga njëra anë sistemi i taksimit mbi pagën në Shqipëeri është ruajtur i thjeshtë ndër vite. Ajo çka është e nevojshme, por tashmë që ekonomia ka marrë një formë dhe është krijuar një strukturë e mirë administrimi të marrëdheniës fiskale institucion – biznes – individ, nëpërmjet edhe investimeve ne digjitalizim të shërbimeve, mendohet do të ishte momenti për diversifikimi të nivelit të të ardhurave individuale, familjare dhe i statuseve të veçanta.

Aktualisht kemi diversifikim të ardhurash vetëm në lloj të tyre të trajtuara me nivel tatimi ndryshe.

Të ardhura nga paga; tatimi progresiv i pagës;

Të ardhura nga qeratë, 15%

Të ardhura nga i vetpunësuari, 0%-15%

Të ardhura nga shpërndarja e fitimeve 8%

Të ardhura nga shërbime të ndryshme si individ apo pjesëmarrje në borde etj., 15%

Pra diversifikimi për lloj tatimi mendohet të ketë ardhur si pasojë e ndryshimeve të fraksionuara të ligjit dhe të pakuadruara më së miri.

Ky diversifikim krijon imazhin e taksimit ndryshe të individit dhe nuk përkon me konceptin e taksimit progresiv mbi të ardhurat.

Statuse të tilla si: Kryefamiljar me fëmijë në kujdestari, Kryefamiljar që ka në ngarkim njerëz me aftësi të kufizuara, të rinj deri në moshën 25 vjeç, (politikat e mbështetjes së rinisë), e kështu me radhë, duhet të përjashtohen ose të gëzojnë status të veçantë ndaj trajtimit të të ardhurave personale qoftë si punëmarrës ashtu edhe si i vetpunësuar pavarësisht trajtimit të tyre në disa avantazhe të ofruara si subvencion i kostos së energjisë, etj.

Ndërkohë që Individi është totalisht i pamonitoruar në marrëdhënie me transaksionet individ-individ. Në rastin kur kjo marrëdhenie është me një biznes apo marrëdhenie qeraje, transaksioni i nënshtrohet tatimit në burim. Por rastet e transaksioneve individ me individ përveç rasteve të trajtuara nga një marrëdhenie kontraktuale noteriale, ato janë të pamonitorueshme.

Shembull: Një individ kërkon të rregullojë një pajisje në shtëpi. Kërkon një Teknik, i cili kryen shërbimin si individ duke marrë pagesën në dorë.

Kjo mënyrë as nuk kontrollohet dhe as nuk mund të matet.

Por nësë një individ nuk do të kishte detyrim deklarimi e as taksimi për një të ardhur të limituar, ata do të orientonin pagesat e tyre në bankë. Banka minimalisht do të kishte një formalizim të shumë indikatorëve që masin indeksin e konsumit, qarkullimin etj. Por edhe në përgjithësi orientimi i transaksioneve nga ato me para në dorë, drejt atyre bankare apo produkteve bankare, orienton ekonominë drejt formalizimit.

Prandaj një zgjidhje e mirë, e aplikueshme edhe nga shtete të tjera qoftë edhe nga ato të zhvilluara, do të ishte përcaktimi i nivelit të të ardhurave afërsisht 480.000 lekë në vit, si një e ardhur personale pa detyrim deklarimi dhe taksimi.

Kjo, jo vetëm për marrëdhënien individ-individ por edhe Individ Biznes, do të mund të lehtësonte qarkullimin e paligjshëm në rrugë ligjore duke njohur si shpenzim edhe nga biznesi në rast se një shpenzim i tillë lidhet me të, kundrejt një kontrate shërbimi.

Nga ana tjetër edhe hendeku i nivelit të taksimit ndryshe duhet të ketë një logjikë të qartë dhe të matshëm me distancën nga të ardhurat e minimumit jetik, pagës minimale, mesatare dhe medianës për status e për sektor.

Kjo kërkon një studim metodologjik për të dalë në konkluzione vlerash duke u referuar analizes kosto e përfitime. Por patjetër duke mos u ngatërruar midis konceptit të ardhura nga punësimi (Punëmarrës), Individ, apo të ardhura si i vetpunësuar apo Punëdhënës dhe duke mbajtur një qëndrim diversifikimi të taksimit mbi të ardhurat personale sipas statusit të individit, familjes apo nivelit të të ardhurave apo llojit të të ardhurave qoftë edhe në cilësinë e individit, punëmarrësit, punëdhënësit, apo të vetpunësuarit.

Pra, ky sistem kërkon së pari identitetin dhe në bazë të këtij identiteti të përkufizuar, të përshkallëzohet tatimi mbi të ardhurat personale.

Etiketa: aktualitet
Pas

4 shenja që tregojnë se fëmija juaj do të jetë i suksesshëm

Para

Twitter humbet gjysmën e vlerës pas blerjes nga Elon Musk

Para
Twitter humbet gjysmën e vlerës pas blerjes nga Elon Musk

Twitter humbet gjysmën e vlerës pas blerjes nga Elon Musk

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar