• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kreditë për shtëpi bëhen të shtrenjta, interesi arrin 5.12%

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Kreditë për shtëpi bëhen të shtrenjta, interesi arrin 5.12%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ky nuk është momenti i duhur për të blerë një shtëpi me kredi. Ashtu sic pritej, interesat e huave në lek për blerje banese janë rritur, pas shtrenjtimit të vazhdueshëm të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.

Nga të dhënat rezulton se në janar të këtij viti, interesat e kredisë për blerje banese kanë arritur në 5.12% nga 3.83% që kishte qenë në shkurt të vitit të kaluar, para se Banka e Shqipërisë të fillonte serinë e rritjes së normës bazë të interesit.

Statistikat tregojnë se norma mesatare e interesit që paguajnë familjet për kredinë për shtëpi është rritur me ritme të shpejta gjatë 12 muajve të fundit.

Rritja e normës së interesit të portofolit gjendje reflekton pjesërisht normat më të larta të interesit për kreditë e reja, por sidomos efektin që ka sjellë rritja në treguesin referues (benchmark). Për lekun, ky tregues zakonisht është yield-i i bonove 12-mujore të thesarit, megjithëse në raste të veçanta bankat mund të përdorin edhe bonot me afat më të shkurtër maturimi, si tregues benchmark i parashikuar në kontratë.

Yield-et e bonove vitin e kaluar u rritën me ritme të shpejta, sidomos në periudhën mes muajve gusht dhe nëntor. Yield-i bonove 12-mujore në nëntor arriti në 5.83%, niveli më ië latë prej vitit 2013. Pas muajit dhjetor, yield-et pësuan një korrigjim në rënie dhe tashmë për bonot 12-mujore yield-i mesatar i ponderuar ka zbritur poshtë nivelit të 4%.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Megjithatë, yield-et janë në rritje të ndjeshme me bazë vjetore, duke reflektuar lëvizjet e politikës monetare. Edhe për këtë arsye, norma mesatare e interesit të kredive për shtëpi të individë ka vijuar të rritet.

Një tendencë të ngjashme në rritje po ndjek edhe portofoli i kredisë në euro, megjithëse në terma mesatarë kredia në monedhën europiane ngelet më e lirë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit e kredive për blerje banese në euro arriti në 4.55%, nga 3.53% që kishte qenë në shkurt të vitit të kaluar.

Pas

Musk: Sa orë në javë duhet të punojmë për “të ndryshuar botën”?

Para

5 strategji për t’i bërë bizneset e vogla më të forta se kurrë

Para
5 strategji për t’i bërë bizneset e vogla më të forta se kurrë

5 strategji për t’i bërë bizneset e vogla më të forta se kurrë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

nga Fast News
14:30 | 16/02/2026
0

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

nga Fast News
13:56 | 16/02/2026
0

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

nga Fast News
13:40 | 16/02/2026
0

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

nga Fast News
13:33 | 16/02/2026
0

Recent News

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

14:30 | 16/02/2026
Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

13:56 | 16/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar