• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kosto dhe paga të larta, qeveria ndryshon ligjin për Korporatën e Investimeve

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Kosto dhe paga të larta, qeveria ndryshon ligjin për Korporatën e Investimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave propozon ndryshime në ligjin “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”. E pakënaqur nga mënyra sesi ka funskionuar deri më tani, ministria propozon ndryshime thelbësore në mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

Në relacionin që shoqëron këto ndryshime, nënvizohet se në këto vite Korporata vetëm ka shpenzuar para duke mos siguruar të ardhura. Fondet për paga e borde janë siguruar nga buxheti i shtetit dhe pikërisht ndryshmet e bëra në ligj synojnë eliminimin e kësaj forme shpenzimi dhe realizimin e një rezultati pozitiv.



Në ndryshimet që prekin disa pika ajo që bie më shumë në sy është fakti që tashmë tagrin që kishte ministri përgjegjës për ekonominë është hequr duke autorizuar kështu qeverinë që të caktojë në rolin e përfaqësuesit të saj çdo ent publik vendas ose të huaj.

Konkretisht pika 2 e nenit 4 në ligjin aktual thotë shprehimisht se “Autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të Korporatës është ministri përgjegjës për ekonominë”

Në draftin e rishikuar pika 2 e nenit 4 thotë “Këshilli i Ministrave në cilësinë e pronarit, përcakton entitetin publik si përfaqësuesi i aksioneve të Korporatës. Këshilli i Ministrave transferon të drejtën e pronësisë së aksioneve tek entitete vendase ose të huaja që përputhen me objektin e veprimtarisë”.

Relacioni që shoqëron draftin argumentohet se arsyeja e zëvendësimit të togfjalëshit “Ministri përgjegjës për ekonominë” me“ përfaqësuesin e pronarit” gjë e cila është reflektuar në relacion, gjithashtu është sugjeruar riformulimi i pikës 2 të nenit 4,  sugjerim i cili është marrë tërësisht në konsiderate duke riformuluar dispozitën dhe duke nxjerrë në pah qëllimin dhe të drejtën që ka Këshilli i Ministrave si pronar, për të caktuar si përfaqësues të pronarit (të tij) një entitet publik vendas/të huaj, në përputhje me objektin e veprimtarisë.

Drafti gjithashtu sjell në vëmendje rezultatet negative të Korporatës së Investimeve të cilat kanë pasur vetëm shpenzime.

“Nga krijimi deri më sot shoqëria “Korporata e Investimeve Shqiptare” sha Tiranë nuk realizon të ardhura. Shpenzimet e kryera janë përballuar nga fonde të akorduara nga Buxheti i Shtetit. Shoqërisë i janë akorduar nga Buxheti i Shtetit 2,198,000,000 lekë, të cilat janë përdorur për paga, auditues ligjor dhe studime e projektime.

Korporata nuk ka paraqitur një program të zhvillimi ekonomik efektiv (pozitiv), ku të parashikohen të ardhura nga projekte konkrete apo studime, mbi të cilën parashikohet vazhdimësia e shoqërisë” thuhet në dokument.

Qeveria miratoi në vitin 2019 një ligj për Korporatën e Investimeve i cili si nga ekspertët e ekonomisë edhe nga opozita u kundërshtua fort duke nënvizuar se kjo do të ishte një formë abuzive e shfrytëzimit të pasurisë kombëtare. Por nga momenti i miratimit e deri më tani shifrat tregojnë se Korporata nuk ka krijuar të ardhura por vetëm shpenzime ndërkohë që nuk ka pasur asnjë projekt zhvillimi efektiv.

Pas

Skema kombëtare në bujqësi, çelen aplikimet. Të hapura deri më 11 prill

Para

Si duhet shpërblyer punonjësit e mirë?

Para
Si duhet shpërblyer punonjësit e mirë?

Si duhet shpërblyer punonjësit e mirë?

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar