Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kosova pa viza, Këshilli i BE-së voton pro liberalizimit

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet
0
Kosova pa viza, Këshilli i BE-së voton pro liberalizimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian miratoi me konsensus të plotë liberalizimin e vizave për Kosovën. Rregullat e reja do t’i lejojnë poseduesit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 18- ditore.

Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, ose cilado datë më përpara. Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Ministrja suedeze për Migracionin, Maria Malmer Stenergard u shpreh se Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së.

Kosova ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të sigurojë që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë nën të njëjtin regjim vizash.

Komisioni do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive zbatimin e këtyre kërkesave, duke përfshirë harmonizimin e politikave të vizave, përmes mekanizmit pas liberalizimit të vizave.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Reagon Rama: Hap i vonuar padrejtësisht me vite!

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar edhe Kryeministri Rama, i cili e cilësoi si një hap të vonuar padrejtësisht me vite, që më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Pas

Gjermania po përballet me një fluks të ri emigrantësh, shumica vijnë nga Shqipëria

Para

10 fakte që tregojnë se jeni më i zgjuar se kolegët

Para
10 fakte që tregojnë se jeni më i zgjuar se kolegët

10 fakte që tregojnë se jeni më i zgjuar se kolegët

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

nga Fast News
11:20 | 05/03/2026
0

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

nga Fast News
10:00 | 05/03/2026
0

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

nga Fast News
09:30 | 05/03/2026
0

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes

nga Fast News
08:59 | 05/03/2026
0

Recent News

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

Tension në Parlament/ Socialistët votojnë ministrat e rinj, PD bllokon foltoren

11:20 | 05/03/2026
Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

Londër-Paris për 30 minuta! Projekti futuristik që do t’i vijë në ndihmë miliona njerëzve

10:00 | 05/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora