• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Humbjet në arbitrazh, qeveria bën gati projektligjin që “ndëshkon” avokatët “e paaftë”

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Humbjet në arbitrazh, qeveria bën gati projektligjin që “ndëshkon” avokatët “e paaftë”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqet e shumta të humbura në arbitrazh po e detyrojnë qeverinë të aplikojë një format ndëshkimi dhe shpërblimi për përfaqësuesit ligjorë. Disa ndryshime në ligjin “Për Avokaturën e Shtetit” synojnë të çojnë drejt zbatimit një pikë që lidhet me shkarkimin apo uljen në detyrë të avokatëve kur vlerësohen të paaftë profesionalisht.

Ndryshimet ligjore të propozuara parashikojnë kushtet dhe shkallën e penalizimit të juristëve të Avokaturës së Shtetit, nëse performanca në punën e tyre do të cilësohet si e dobët.



“Propozimi parashikon që kompetenca e tyre tokësore të mos parashikohet në ligj por në strukturën e institucionit, duke e bërë më fleksibël edhe shpërndarjen e ngarkesës. Nga ana tjetër, parashikimi me një akt normativ si ligji, duket jokoherent nisur edhe nga fakti që vetë harta gjyqësore miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave” thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin e nxjerrë për konsultim.

Ndërkohë në nenin 3 ligji është ndryshuar me qëllim parashikimin në ligj që vlerësimi për paaftësi profesionale të përbëjë shkak jo vetëm për fillimin e procedurës për shkarkimin nga detyra por edhe për uljen në detyrë të avokatit të shtetit.

Një tjetër nen i draftit është ai 4 që sipas relacionit “synon të ndryshojë dhe korrigjojë nenin 26/3 të ligjit në fuqi, i cili pavarësisht se në titullin e tij parashikon uljen në detyrë, nuk e trajton atë. Nga ana tjetër, ulja në detyrë propozohet si masë disiplinore për avokatët në nivel qendror, që duhet të jepet në përputhje me shkeljen e kryer. Ndërkohë, ndryshimi i propozuar përfshin lëvizjen paralele si të drejtë të avokatit të shtetit dhe parashikon zhvillimin e një procesi konkurrimi, por diskrecionin për caktimin e rregullave të tij, ia lë Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit në rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të Avokaturës së Shtetit”.

Në nenin 6 sipas ndryshimi ka për qëllim të qartësojë llojet e shkeljeve disiplinore, duke mos e lidhur domosdoshmërisht një shkelje të caktuar me ardhjen apo mundësinë e ardhjes së pasojës, kur ajo në vetvete është e rëndë edhe pa sjellë një pasojë të caktuar, si dhe të përshkallëzojë shkeljet sipas rëndësisë së tyre. Nga praktika e deritanishme dhe rezultatet e evidentuara, është gjykuar e nevojshme të rishikohen dispozitat e shkeljeve disiplinore, pasi zbatimi i tyre në praktikë ka hasur vështirësi sa i përket masave ndëshkuese me karakter më të lehtë. Kështu, janë parashikuar shkelje disiplinore më konkrete duke iu referuar veprimtarisë dhe gjetjeve të konstatuara ndër vite për avokatët e shtetit.

Ndërkohë neni 7 “shton një dispozitë të re e cila synon të përcaktojë rrethana për shkak të të cilave masa disiplinore individualizohet më drejtë në raport me shkeljen e kryer. Propozohet të shtohen dy lloje të reja masash disiplinore që janë: ulje në detyrë për një afat deri në gjashtë muaj dhe mbajtje deri në tridhjetë për qind e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj. Këto masa, vlerësohet se i shërbejnë realizimit të funksionit të procesit disiplinor në drejtim të individualizimit të drejtë të masës, por edhe funksionit parandalues të shkeljeve në të ardhmen”.

Kur ka dyshim të arsyeshëm se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga avokati i shtetit dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, pengon konkluzionin e tij të drejtë ose të rregullt, apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës së tij me ndryshimin e bërë në ligj parashikohet pezullimi i avokatit të shtetit.

Shteti shqiptar është përballur viteve të fundit me disa çështje në Arbitrazh ku më e komentuara ajo me investitorin Becchetti ndaj të cilit duhet të paguhen më shumë se 100 milionë euro dhe po kështu edhe përballja me kompanitë që u angazhuan në ndërtimin e Tiranë-Elbasan e cila përfundoi po ashtu me humbje. Në Arbitrazh vijon ndërkohë përballja me Durres Kurum Shipping SH. P.K.

Pas

Premtimi i Ramës: Paga mesatare do të bëhet 900 euro

Para

Tatimet apel biznesit: 30 marsi afati i fundit për të paguar Tatimin mbi Fitimin

Para
Tatimet apel biznesit: 30 marsi afati i fundit për të paguar Tatimin mbi Fitimin

Tatimet apel biznesit: 30 marsi afati i fundit për të paguar Tatimin mbi Fitimin

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar