• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ekonomia e varur nga emigrantët, ku po përdoren paratë?

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Ekonomia e varur nga emigrantët, ku po përdoren paratë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra familje në vendin tonë po jetojnë me paratë e emigrantëve ose ndryshe remitancat, një dukuri që shoqëron Shqipërinë prej mëse tri dekadash tashmë. Madje, përballë krizës së ndjeshme të çmimeve, remitancat kanë arritur nivelet rekord të 834 milionë eurove në vitin 2022, duke qenë një ndër financueset kryesore të konsumit dhe ekonomisë. Rekordi i dërgesave të emigrantëve dëshmon për riaktivizimin e një vale të re emigrimi dhe rrjedhimisht pakësimin e popullsisë shqiptare, me boshatisjen e disa qyteteve të vogla.

Por a është e varur ekonomia e Shqipërisë nga remitancat? Kjo pyetje ngjalli debate në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulce. Alban Xhelili, deputet i PS, anëtar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, u shpreh se është e gabuar të mendosh se ekonomia shqiptare është e varur nga remitancat.

Ne emisionin A2 Business

“Ne jemi një ekonomi e brishtë dhe remitancat kanë efekte pozitive. Ne patëm ngërç ekonomik në vitin 2008 për shkak të krizës dhe rënies së remitancave. Nëse mendoni se ekonomia shqiptare është totalisht e varur nga remitancat, është e gabuar. Remitancat janë një kontribuues si shumë elementë të tjerë të ekonomisë. Varësia është gjë tjetër dhe elementët përbërës që ndikojnë në ekonomi është gjë tjetër. Nëse nuk do të kishim remitancat, atëherë do të kishim diçka tjetër”.

Por ndryshe mendon eksperti i ekonomisë Klodian Muço. “Sigurisht që kemi varësi. 26 për qind e familjeve shqiptare jetojnë me remitanca, një në katër familje. Studimi i Bankës Botërore tregon se mesatarisht një familje shqiptare merr 2 mijë euro në vit vetëm nga remitancat”.

Rekordi i dërgesave të emigrantëve dëshmon për riaktivizimin e një vale të re emigrimi dhe rrjedhimisht pakësimin e popullsisë shqiptare, me boshatisjen e disa qyteteve të vogla.

Silva Meçe, anëtare e kryesisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës, u shpreh në A2 Business se shumë emigrantë po dërgojnë të ardhurat e tyre për të investuar në pasuri të patundshme.

“Pse të mos e shohim si pozitive rritjen e remitancave. Rritja e remitancave zvogëlon informalitetin. Nuk jam dakord që çdo gjë që vjen këtu është vetëm për të blerë bukë.

U fol për 834 milionë euro dhe ta fusësh këtë shumë vetëm për konsum, është e paimagjinueshme. Në rritjen e remitancave nuk hyn vetëm konsumi vetjak. Shumë emigrantë që kanë vite në vendet e BE-së, kanë grumbulluar një sasi parash dhe tani kërkojnë t’i investojnë në Shqipëri në formën e pasurive të patundshme”, tha Meçe.

Pas

Drafti që takson profesionet e lira sot në Parlament, kontabilistët, mjekët dhe avokatët i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Para

Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë ekuivalentin e 300 milionë vendeve të punës

Para
Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë ekuivalentin e 300 milionë vendeve të punës

Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë ekuivalentin e 300 milionë vendeve të punës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar