• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ditët e Bujqësisë 2023”, në pritje të panairit ndërkombëtar që bën bashkë prodhues, furnitorë dhe konsumatorë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
“Ditët e Bujqësisë 2023”, në pritje të panairit ndërkombëtar që bën bashkë prodhues, furnitorë dhe konsumatorë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një Panair Ndërkombëtar kushtuar bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, inovacionit, ushqimit dhe përpunimit. Panairi “Ditët e Bujqësisë 2023” është eventi gjigand që do të bëjë bashkë prodhuesit, furnitorët dhe konsumatorët në qytetin e Lushnjes, në datat 27-29 Prill 2023.

Panairi ndërkombëtar do të organizohet nga Iceberg Exhibitions https://www.icebergexhibitions.com.



Ai do të ofrojë mundësi të shkëlqyera për bizneset dhe profesionistët e sektorëve të përfshirë, me një mbulim për të gjithë tregun ndërkombëtar. Qëllimi kryesor është krijimi i një platforme komunikimi për bizneset dhe gjithashtu inkurajimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të reja në sektorët e bujqësisë, blegtorise, peshkimit.

Gjatë tre ditëve të panairit do të zhvillohen aktivitete të shumta si: seksione informuese dhe përmbajtësore, workshope, konferenca dhe takime për mundësi bashkëpunimi B2B.

Kjo pasi bujqësia është sektori më i rëndësishëm për ekonominë vendase, me një kontribut prej 23% të PPB në vend. Shqipëria ka një siperfaqe totale prej 28,750 m2 , e cila 24% është tokë bujqësore , 36 % Pyje, dhe 15% e saj tokë kullotë e të tjera. Për më tepër, 43% e popullsisë është e punësuar në punë që janë të lidhura me sektorin e bujqësisë.

Panairi Ditët e Bujqësisë 2023 do të mundësojë: takimin në të njëjtin vend të klientëve dhe furnitorëve të ndryshëm të ecni me hapin e zhvillimeve më të fundit të teknologjive bujqësore pjesëmarrje në konferenca dhe seminare me tema të rëndësishme të lidhura me qëndrueshmërinë e sektorëve të lidhur me panairin.

Partnerët kryesorë për një panair të tillë të rëndësishëm janë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Lushnje,  Projekti AATSF, Vodafone Albania dhe partnerë te tjere te rendesishem si MBM, Agrimatco Albania, Austria Praemix, NOA, OTP Bank etj.

Pse u zgjidh Lushnja për një panairi ndërkombëtar?

Organizatorët e panairit ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2023” shpjegojnë se përzgjedhja e Lushnjes si qyteti ku do të organizohet ky event i madh është bërë jo pa qëllim.

Kjo pasi Lushnja është pjesë e Myzeqesë, e njohur si hambari i Shqipërisë , e shquar për potencialin në bujqësi. “65% e hambarit shqiptar përdoret për qëllime bujqësore. Lushnja është pjesë e qarkut të Fierit më një sipërfaqe të madhe tokësore dhe një volum të lartë prodhimi në shumë kultura bujqësore dhe mbi 77,000 fermerë”, shpjegojnë organizatorët.

Sipas të dhënave zyrtare, Qarku i Lushnjes ( Bashkitë Lushnje dhe Divjakë ) njihet si: Prodhuesi kryesor në Shqipëri për drithërat, perimet, foregjeret dhe farat vajore (60% të prodhimit); Prodhues i rëndësishëm i perimeve (40.5% e prodhimit të qarkut); Prodhues i rëndësishëm i foregjereve për blegtorinë (9% e Prodhimit Kombëtar).

Profili i Ekspozuesve

Pëgjatë tre ditëve të zhvillimit të panairit ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2023”, ekspozuesit do të nxjerrin në stenda produkte të ndryshme për klientët e tyre apo edhe për bashkëpunëtorë të mundshëm. Po cili është profili i ekspozuesve?

Bujqësi

Bujqësi dhe makineri bujqësore, distributorë, fidanishte dhe florikulturë, teknologji e serave, tuba dhe pompa, paisje makinerish bujqësore, logjistikë bujqësore, sistemet e ujitjes dhe vaditjes, prodhuesit e gomave, inputet bujqësore, produktet organike, plehrat dhe kimikatet, farërat, plastikultura, trajtimi para dhe pas vjeljes, kopshtari dhe bimë dekorative, pjesë këmbimi për makineri bujqësore, pompa spërkatese, makineri për përpunimin e ushqimit, kultivimin e kërpudhave, institucione qeveritare dhe kompani konsulence, organet çertifikuese dhe organizatat, bankat dhe institucionet financiare, ofrues të zgjidhjeve mbi IT & Software, fabrika amballazhimi, panele diellore dhe zgjidhje të energjisë alternative për bujqësinë etj.

Blegtori dhe Shpendë

Ferma, teknologjitë e fermave te bletëve, ushqimi dhe aditivet ushqimorë, produktet veterinare dhe projektet kryesore mbi fermat e shpendëve dhe blegtorinë, riciklimi dhe menaxhimi i mbetjeve, etj. Fishery Paisjet dhe mjetet e përdorura për peshkim, anije peshkimi dhe teknologji moderne për peshkimin detar, teknikat për mbrojtjen dhe kontollin e peshkimit dhe rezervuareve, teknologjite e bujqesise se akuakultures, ushqimi dhe aditivet ushqimorë.

NEW ERA OF EXHIBITIONS

Iceberg Exhibitions prezantohet nga Iceberg Communication si organizator i panaireve dhe eventeve në fushën e biznesit. Iceberg Communication është një nga agjencitë e para dhe më inovative të marketingut dhe komunikimit, themeluar në Tiranë, në vitin 1999.

Për më shumë se dy dekada, ka qënë një aktor vendimtar në ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në industrinë e menaxhimit të eventeve. Iceberg Exhibitions organizon panaire dhe evente në fushën e biznesit në sektoret me impakt të rëndësishëm në ekonominë e rajonit si bujqësia, ndërtimi dhe energjia, turizmi etj.

Objektivi kryesor i Iceberg Exhibitions është të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhenieve strategjike mes rajonit të Ballkanit dhe tregjeve ndërkombëtare, duke bashkuar njerëz dhe duke ndarë vizionet.

Iceberg Exhibitions synon të sjellë eventin aty ku sektori ka impaktin më të madh pa u limituar me një vendodhje apo venue të caktuar. Eventet tona janë dinamike, gjithëpërfshirëse dhe me interes për bizneset në rajonin e Ballkanit për një përfaqësim të denjë në tregjet ndërkombëtare.

Pas

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Para

Albanian Exellence/ Kredo Finance, kompania e grave të suksesshme

Para
Albanian Exellence/ Kredo Finance, kompania e grave të suksesshme

Albanian Exellence/ Kredo Finance, kompania e grave të suksesshme

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar