• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dialogu me sipërmarjen, Ministrja e Financave: Rritja e pagave do të vazhdojë, jetesë dinjitoze për punonjësit

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Dialogu me sipërmarjen, Ministrja e Financave: Rritja e pagave do të vazhdojë, jetesë dinjitoze për punonjësit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e pagës minimale do të cojë edhe në rritjen e pagave të tjera dhe në trajtimin dinjitoz të punonjësve. Sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ky është synimi i qeverisë, në funksion të së cilit nga 1 prilli paga minimale do të rritet në 40 mijë lekë dhe më pas edhe gjatë vitit 2015, deri në 45 mijë lekë. Ministrja Ibrahimaj, së bashku me Kryeministrin Rama dhe zv.ministren Olta Manjani zhvilluan një vizitë në kompaninë Fital Sh.p.k, pjesë e industrisë së manifakturës, me rreth 1000 të punësuar, ku u takuan dhe bashkëbiseduan me punonjës dhe drejtues të kësaj kompanie, prej vitesh shembull në zbatimin e praktikave të qëndrueshme të rritjes së pagave dhe në trajtimin me dinjitet të punonjësve.

“Ne duam që nëpërmjet këtij vendimi të nxisim rritjen e pagave mesatare. Zgjodhëm ta fillojmë këtë fushatë për rritjen e pagave në këtë biznes, në një sektor që ndonëse si numër biznesesh zë 1 % të numrit të përgjithshëm të bizneseve në vend, në nivel të punësuarish zë 12.7 %. Pra, 12.7 % e të punësuarve në vend janë të punësuar në industrinë e tekstileve dhe këpucëve. Është shumë e rëndësishme për ne që puna të fillojë këtu, aty ku niveli i aplikimit të pagës minimale është më i lartë se në të gjithë sektorët e tjerë”, tha Ibrahimaj.



Për Ministren e Financave, është e rëndësishme që Shqipëria të kalojë në një tjetër nivel sa i përket konkurrueshmërisë dhe tërheqjes së investimeve.

“Nëse në vitet ’90 apo vitet 2000 ne ishim një treg ku investitorët shqiptarë dhe të huaj përhapnin biznesin e tyre sepse kishin fuqi punëtore të paguar pak dhe ne ishim atraktivë sepse fuqia punëtore paguhej pak, ne sot duhet të bëhemi konkurrues për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe sektori juaj e di më mirë se gjithë sektorët e tjerë se kualifikimi është ajo që ka vlerë dhe rëndësi”, vijoi Ministrja.

Nga ana tjetër, Ministrja Ibrahimaj theksoi edhe rëndësinë e respektimit të Kodit të Punës dhe garantimit të të drejtave të punonjësve, që do të jetë një ndër prioritetet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në vijimësi, si institucioni përgjegjës lidhur me çështjet e punës në vend.

“Të gjithë punonjësit duhet të kenë një derë ku duhet të trokasin dhe shteti është ai që do të garantojë që dera të jetë gjithmonë e hapur, që Kodi i Punës të respektohet, që ju të paguheni me dinjitet dhe të keni mundësi të punoni me dinjitet. Është e rëndësishme që ju të paguheni nëse bëni orë jashtë orarit, nëse punoni të shtunën dhe të dielën apo gjatë natës. Të gjitha këto do të jenë pjesë e programit që do të mbulojë Ministria e Punës dhe të gjithë këto do të bëjnë që paga mesatare të vazhdojë të rritet në vijim”, tha Ibrahimaj.

Në përfundim të fjalës së saj, Ministrja shprehu bindjen se në bashkëpunim me biznesin do të arrihet që pagat e punonjësve të arrijnë në një nivel dinjitoz dhe t’i shërbejnë një jetese dinjitoze.

Pas

Twitter humbet gjysmën e vlerës pas blerjes nga Elon Musk

Para

Po, kafeja ndikon në produktivitet

Para
Po, kafeja ndikon në produktivitet

Po, kafeja ndikon në produktivitet

Të Gjitha

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

nga Fast News
09:54 | 11/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
09:47 | 11/05/2025
0

Recent News

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

10:00 | 11/05/2025
Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

09:57 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar