• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dalin të dhënat, ja përse e përdorin internetin meshkujt dhe femrat shqiptare

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Teknologji
0
Dalin të dhënat, ja përse e përdorin internetin meshkujt dhe femrat shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Europian i Statistikave ka nxjerrë të dhënat e detajuara sesa e përdorin internetin shqiptarët dhe përse. Sipas Eurostat, meshkujt shqiptarë e përdorin pak më shumë internetin në krahasim me femrat.

Në vitin 2021, që janë edhe të dhënat e fundit që raportohen për Shqipërinë, 78% e grave, nga mosha 16 deri në 74 vjeç e kishin përdorur internetin të paktën një herë në javë gjatë tre muajve të fundit përpara se të kryhej sondazhi, përkundrejt 86.7% që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë për gratë në Bashkimin Europian.

Burrat shqiptarë e përdorin më shumë internetin. 80% e burrave, nga mosha 16 deri në 74 vjeç e kishin përdorur internetin të paktën një herë në javë gjatë tre muajve të fundit përpara se të kryhej sondazhi, përkundrejt 87.7% që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë për burrat në Bashkimin Europian.

Përdorimi i internetit, si nga gratë ashtu dhe nga burrat është më i ulëti në rajon, sipas statistikave të Eurostat, me përjashtim të Bosnjë Hercegovinës dhe ndër më të ulëtit në Europë, së bashku me Greqinë e Bullgarinë.

Rekordin në Europë e mbajnë Islanda, Norvegjia, Zvicra, Suedia, me përdorim mbi 95%, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.



Për cfarë e përdorin internetin meshkujt shqiptarë?

Në Shqipëri, meshkujt mbizotërojnë në rrjete sociale. 79.16% e burrave e kanë përdorur internetit për të hyrë në rrjete sociale, që nënkupton krijim profili, ose postime ne facebook, tëitter e të tjera, përkundrejt 73.9% të femrave.

Ndonëse e përdorin më pak internetin, shqiptarët rrinë në rrjete sociale më shumë sesa suedezët, apo norvegjezët, apo dhe serbët e boshnjakët, por nga e kalon Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Rrjetet sociale në Shqipëri i përdor më shumë grupmosha nga 15-29 vjeç, me mbi 94%, ku rekordin e mbajnë 20-24 vjeçarët me 98.2% (për të dyja gjinitë).

Meshkujt shqiptarë janë më aktivë se femrat edhe për leximin e lajmeve online, me përkatësisht 62.4%, përkundrejt 54.2%.

Sipas grup moshave (të dyja gjinitë), më shumë lexojnë lajmet në internet të rinjtë 25-29 vjeç (rreth 70%). Por edhe më të moshuarit e përdorin tashmë internetin për tu informuar (39% të grup moshës 55-74 vjeç).

Edhe për të kryer veprime bankar përmes internetit, burrat janë më aktivë (7.41% kundrejt 5.78%), ndonëse për të dy kategoritë kjo peshë është shumë më e ulët se mesatarja europiane prej mbi 64%.
Veprimet për internet banking i kryen më shumë grupmosha 25-34 vjeç, me rreth 19% që e kanë përdorur internetin për këtë punë.

Femrat në Shqipëri e përdorin internetin më shumë se meshkujt për të kryer telefonata ose thirrje video dhe për të kërkuar informacion për shëndetin.

Pas

Një vështrim në të kaluarën, si ka ndryshuar Toka gjatë 100 milionë viteve të fundit

Para

Bie TikToku, përdoruesit nga e mbarë bota nuk po mund ta përdorin

Para
Bie TikToku, përdoruesit nga e mbarë bota nuk po mund ta përdorin

Bie TikToku, përdoruesit nga e mbarë bota nuk po mund ta përdorin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

nga Fast News
12:18 | 20/12/2025
0

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

nga Fast News
12:12 | 20/12/2025
0

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

nga Fast News
12:00 | 20/12/2025
0

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

nga Fast News
11:37 | 20/12/2025
0

Recent News

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

12:18 | 20/12/2025
Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

12:12 | 20/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar