• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bujqësia e varur nga gratë/ Ato qëndrojnë pas produkteve të çertifikuara “Made in Albania”

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Bujqësia e varur nga gratë/ Ato qëndrojnë pas produkteve të çertifikuara “Made in Albania”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gra dhe vajza nga zonat rurale ishin në një takim me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca. Gjatë takimit, ministrja tha se, “shumë konsiderojnë që bujqësia dhe puna në fshat janë aktivitete, të cilat u përkasin burrave. Por, unë jam e bindur se shtylla mbi të cilën është ndërtuar bota rurale, shpina mbi të cilën mbështetet, është ajo e një gruaje”.

Ajo tha se, “sipas USAID, sot në botë 60-80% e prodhimit ushqimor sigurohet nga gratë. Dhe përsëri nga ne gratë kërkohet më shumë. Na japin më me vështirësi rolin tonë në vendimmarrje, mjafton t’ju them se mbi 90 % e ministrave të Bujqësisë në Europë, janë burra”.



“Janë bërë pa dyshim përpjekje titanike nga forca socialiste me ndryshime ligjore duke siguruar kuota të barazisë gjinore, duke mundësuar më shumë pjesëmarrje të gruas në politikë, përfaqësim në vendimmarrje, në qeverisje vendore e qendrore duke u shndërruar Shqipërinë në vendin e dytë në botë me përfaqësinë më të lartë të grave në qeverisje”, u shpreh Krifca.

Për të zgjeruar përfaqësimin e gruas në biznes e sipërmarrje, Krifca tha se, “kemi ndërtuar politika që të mund t’i japin përparësi grave rurale. Kështu, me programin IPARD janë mbështetur 137 gra fermere, me një buxhet prej 24 milionë euro”.

Pas produkteve të certifikuara “Made in Albania” qëndrojnë duart e grave dhe përkujdesja e tyre.

Gjithashtu ministrja u ndal dhe tek kthimi i vajzave në tokën e të parëve, duke i shndërruar kullat e tyre ato në destinacione agroturistike, të cilat kthejnë jo vetëm shpresën në komunitet, por sjellin dhe një ndikim ekonomik pozitiv.

Në aktivitet foli edhe Nerlina Kuqi nga ferma e patateve në Divjakë, e cila ka në administrim tokën e familjes në fshatin Gur. Nerlina është një sipërmarrëse që dëshiron ta zgjerojë aktivitetin e saj në biznes dhe një nga objektivat madhorë që ka është që fermën e saj të prodhimit ta kthejë në agroturizëm, për të nxitur zhvillimin e zonës ku ajo jeton dhe punon.

Po ashtu, e mori fjalën edhe Marjana Koceku, u vlerësua në fushën e agroturizmit. Marjana është rikthyer në kullën e të atit të saj në Dukagjin dhe e ka restauruar ndërtesën duke e kthyer kullën në një bujtinë, ku pret turistë nga e gjithë bota, ndër ta shumë anglezë, gjermanë dhe nordikë. Gjithashtu ajo menaxhon një blog, ku promovon zonën e Dukagjinit dhe agroturizmin e saj për të tërhequr vizitorë.

Në këtë aktivitet, u vlerësuan me certifikatë mirënjohjeje disa gra, të përzgjedhura vetë nga komunitetet e tyre, shoqatat e prodhuesve, blegtorëve apo të agroturizmit.

Certifikatë vlerësimi në fushën e agroturizmit mori Marie Shkjau – Pukë, Sabina Sina – konservuese frutash dhe perimesh (reçel), Dëshira Balika në Paskuqan për bletarinë, Ina Murataj në blegtori.

Certifikatë vlerësimi në fushën e prodhimit bujqësor mori Liri Miho, certifikatë vlerësimi në fushën e peshkimit mori Elona Isai, certifikatë vlerësimi për profesoret e UBT: prof. dr. Lumturi Papa – përgjegjësja e departamentit të Shkencave Zooteknike, Vjollca Ibro – profesoreshë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit.

Pas

Rama fton gjermanët: Po bëjmë ligj shumë tërheqës për investitorët

Para

Nga emigrante me kamion në Angli, shqiptarja në listën e sipërmarrësve të Forbes

Para
Nga emigrante me kamion në Angli, shqiptarja në listën e sipërmarrësve të Forbes

Nga emigrante me kamion në Angli, shqiptarja në listën e sipërmarrësve të Forbes

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar