• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bien interesat e bonove të thesarit, 12- mujoret zbresin nën 4%

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Bien interesat e bonove të thesarit, 12- mujoret zbresin nën 4%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesa për të investuar në letrat me vlerë të qeverisë ka ulur normat e interesit të tyre. Normat  e interesit të bonove 12-mujore pësuan përsëri rënie në ankandin e ditës së djeshme dhe zbritën poshtë nivelit të 4% për herë të parë që prej muajit shtator të vitit të kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore zbriti në 3.98%, nga 4.09% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Që nga mesi i muajit nëntor, kur patën arritur nivelin më të lartë në një dekadë, yield-et e bonove 12-mujore kanë rënë me 1.85 pikë përqindje.

Edhe ankandi i kësaj jave u karakterizua nga një kërkesë e kënaqshme, në vlerën e 10 miliardë lekëve, nga 8 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë e rriti sërish shumën e pranuar, në 9.2 miliardë lekë, siç ka bërë vazhdimisht në muajt e fundit, në përpjekje për të shfrytëzuar kërkesën e lartë dhe kushtet më të mira të financimit.



Rënie të ndjeshme pësoi edhe yield-i mesatar i ponderuar i bonove 6-mujore, që zbriti në 3.26%, nga 4.37% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fund të muajit janar.

Në tre muajt e fundit, yield-et e letrave me vlerë të qeverisë shqiptare kanë ndjekur një proces të vazhdueshëm korrigjimi në rënie, pas rritjes shumë të shpejtë që u regjistrua deri në muajin nëntor 2022, si rezultat i inflacionit të lartë dhe lëvizjeve agresive të Bankës së Shqipërisë në drejtim të rritjes së normave të interesit.

Pas

Skema Kombëtare për bujqësinë, 3.3 miliardë lekë për fermerët

Para

Rritet paga minimale, qeveria mbulon kostot shtesë të kontributeve për bujqësinë dhe fasonët

Para
Rritet paga minimale, qeveria mbulon kostot shtesë të kontributeve për bujqësinë dhe fasonët

Rritet paga minimale, qeveria mbulon kostot shtesë të kontributeve për bujqësinë dhe fasonët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

nga Fast News
16:16 | 02/12/2025
0

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

nga Fast News
15:02 | 02/12/2025
0

Pastrimi i parave / Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

Pastrimi i parave / Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

nga Fast News
11:05 | 02/12/2025
0

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

Nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj shpjegon sa marrin

nga Fast News
12:50 | 01/12/2025
0

Recent News

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish

16:16 | 02/12/2025
Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

15:02 | 02/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar