• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Bankat Qendrore në alarm, pritet shtrenjtim i mëtejshëm i interesave dhe kredive

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Bankat Qendrore në alarm, pritet shtrenjtim i mëtejshëm i interesave dhe kredive
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Inflacioni i lartë pritet të shoqërohet me rritje të tjera të normave të interesit nga Bankat Qendrore. Sinjali është dhënë nga Rezerva Federale (FED), që thotë se inflacioni mbetet në mënyrë të pakëndshme i lartë dhe se rritja shtesë e normave të interesit është e nevojshme për ta mbajtur atë nën kontroll.

Raporti që u ofron ligjvënësve një përditësim mbi politikën monetare dhe zhvillimet ekonomike vjen vetëm pak ditë përpara se kryetari i FED-it, Jerome Powell, të dëshmojë në Capitol Hill. Bankierët qendrorë janë në mes të fushatës më agresive që nga vitet 1980 për të shtypur inflacionin e lartë dhe të qëndrueshëm. Megjithëse indeksi i çmimeve të konsumit ka rënë ngadalë nga niveli i lartë prej 9.1% i shënuar në qershor, ai mbetet rreth tre herë më i lartë se mesatarja e para pandemisë.

Zyrtarët e Rezervave Federale kanë pranuar se normat mund të kenë nevojë të shkojnë më lart se sa pritej dhe të mbeten të larta për një kohë të gjatë.

E njëjta politikë shtrënguese monetare është zbatuar edhe Banka Qendrore Europiane, që ka rritur normën bazë të interesit për euron, si dhe nga Bankat Qendrore të vendeve të tjera.

Edhe Banka e Shqipërisë që prej marsit të vitit të kaluar ka ndryshuar kahun e politikës monetare, duke rritur vazhdimisht normën bazë të interesit për lekun. Këto ndërhyrje u frenuan në dhjetor dhe deri më tani, BSH nuk ka bërë rritje të tjera.

Gjithsesi, sinjalet nga tregjet ndërkombëtare dhe institucionet mbikëqyrëse bankare nuk premtojnë për mirë. Kjo do të thotë se nëse normat bazë të interesit për dollarin dhe euron do të rriten, kjo automatikisht do të cojë në një shtrenjtim të mëtejshëm të kredive në këto monedha. Ndërkohë që rritja e normave të interesit do të ndiqej edhe nga Banka e Shqipërisë, nëse inflacioni në vendin tonë do të kapërcente mbi nivelet e 7.2%, që shënoi në janar.

Pas

Mos i shtyni punët e vështira për më vonë

Para

Kombinimi i aftësive bën fuqinë. Dy vajzat themeluese të kompanisë së kërkim-tregut tregojnë “recetën” e suksesit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar