• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Albanian Exellence/ Kredo Finance, kompania e grave të suksesshme

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Albanian Exellence/ Kredo Finance, kompania e grave të suksesshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në dekadat e fundit, ka pasur një lëvizje për barazi më të madhe gjinore duke rritur nevojën për të mbyllur hendekun gjinor të pagave apo për të ndryshuar balancat në pozicionet kyçe të kompanisë. Edhe pse janë bërë hapa të jashtëzakonshëm në të gjithe botën në këtë aspekt, ka ende një mungesë thelbësore të grave në role drejtuese. Ky pasqyrim është mëse i vërtetë edhe në Shqipëri, dhe kjo bie në sy rëndom kur në shumicën e eventeve madhore përfaqësuesit janë gjithmone meshkuj.

Sipas studimeve të fundit zbulohet se kompanitë me diversitet më të madh gjinor, jo vetëm brenda fuqisë së tyre punëtore, por drejtpërdrejt midis drejtuesve të lartë, janë dukshëm më fitimprurëse se ato pa diversitet gjinor. E megjithatë shprehja diversitet gjinor, duket sikur e përfshin gjininë femërore në drejtim sepse duhet apo sepse duket bukur!



Edhe pse duket sikur bota kështu funksionon, në vendin tonë i cili shpesh herë na provon se është vendi i çudirave duket se ngadalë kompanitë po marrin një kthesë interesante përsa I përket barazizë gjinore. Shqipëria është e njohur për gra inteligjente me karaktere të forta, me qëllime të qarta dhe vullnet të hekurt! E kështu këto heroina të jetës së përditshme duket se po marrin stafetën në drejtimin e ekonomisë vendase!

Më datat 17-19 Mars, Albanian Exellence ka organizuar një event ku të ftuara kanë qenë të gjitha femra të sukseshme, sipërmarrëse, drejtuese të larta; histori suksesi individuale drejtimi i të cilave ka bërë ndryshimin në suksesin e kompanive që ato drejtojnë!

Albanian Excellence organizoi një takim të nivelit të lartë të zonjave të suksesit shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare nën siglën “Suksesi i zonjave shqitare dje dhe sot-sfidat e së ardhmes”.

Tre ditët e këtij takimi, ishin ditë të mbushura me emocion rrëfimi njerëzor të zonjave Muzikë, arte, mjekësi, biznes, sistem mikrofinanciar, media, estetikë, biznes, politikë, konceptuar në sallone, ishin fokusi i këtij takimi me të paktën 100 zonja nga e gjithë hapësira mbarëshqiptare dhe jo vetëm.

Një hapësirë të dedikuar në këtë organizimin kishe dhe Kredo Finance, e cila tashmë prej 5 vitesh në treg drejtohet tërësisht nga gra, të cilat kanë dhënë të gjithë talentin e tyre për ta kthyer Kredo Finance në një histori suksesi të menjëhershëm dhe një faktor konkurrues serioz për të gjithe tregun e kompanive mikrofinanciare.

Gjatë një ore, drejtueset e disa prej departamenteve më të rendesishme rrëfyen jeten e tyre, sakrificat, orë e gjata të punës, si dhe mënyrëm se si ato e balancojnë jeten e tyre. Ajo që bëri përshtypje në audiencë është miqësia dhe dhembshuria e thellë që këto drejtuese kishin për njëra tjetrën dhe për atë çka secila prej tyre përfaqëson në kompani, në jetë dhe në shembullin që ato japin çdo ditë.

Pas

“Ditët e Bujqësisë 2023”, në pritje të panairit ndërkombëtar që bën bashkë prodhues, furnitorë dhe konsumatorë

Para

4 këshilla për të zgjedhur ofertën më të mirë të punës

Para
4 këshilla për të zgjedhur ofertën më të mirë të punës

4 këshilla për të zgjedhur ofertën më të mirë të punës

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar