Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kreditë do të shtrenjtohen, pritet rënie e huave të reja

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Kreditë do të shtrenjtohen, pritet rënie e huave të reja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtrenjtimi i kredive, si pasojë e rritjes së normave bazë të interesit ka stepur kreditimin. Qytetarët dhe bizneset po kërkojnë më pak hua dhe kjo situatë pritet të ketë ndikim negativ tek ekonomia.

Banka e Shqipërisë konstaton në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues se deri gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022 bankat kanë kredituar individët brenda një kuadri të kujdesshëm, duke shtrënguar standardet e kreditimit dhe duke miratuar një numër më të ulët aplikimesh për kredi. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me biznesin.

“Standardet, kushtet e termat e kreditimit në kreditë e reja për bizneset u shtrënguan, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të përdorimit të kredisë. Në të njëjtën linjë me to, edhe raporti i aplikimeve të pranuara (ndaj totalit të aplikimeve) ra gjatë tremujorit të fundit”, theksohet në Vrojtimin e BSH-së.

Bankat vijojnë të perceptojnë rreziqe dhe pasiguri për situatën makroekonomike e financiare e perspektivën e saj, që mund të cenojnë bilancet e bizneseve. Për këtë arsye, politikat e kredidhënies i kanë bazuar në një bandë më të ngushtë tolerance ndaj rrezikut. Nga ana tjetër, normalizimi i politikave monetare në vend dhe jashtë po shton kostot e fondeve të bankave, duke përbërë një faktor të shtuar shtrëngues për kushtet e termat e kreditimit për bizneset

“Në tremujorin e parë të vitit 2023, kushtet e ofertës për kredi priten të mos ndryshojnë pothuajse për të gjithë agjentët ekonomikë. Nga ana tjetër, kërkesa për kredi pritet të jetë më e ulët, kryesisht për financimin e investimeve dhe në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kredia për likuiditete, nga ana tjetër, pritet të jetë më e lartë. Kredia për individë pritet të jetë sërish në rënie, si në mbulimin e nevojave për konsum ashtu edhe në financimin për blerjet e banesave”, thekson Banka e Shqipërisë në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues.

Kreditë pritet të shtrenjtohen më tej gjatë këtij viti, duke pasur parasysh vendimin e marrë javën e kaluar nga Banka Qendrore Europiane për të rritur me 0.5% normën bazë të interesit për euron, cka pritet të ndikojë direkt tek kreditë në këtë valutë.

Rritje e normës bazë të interesit pritet të merret në vijim edhe nga Banka e Shqipërisë për lekun.

Faktoret me ndikim ne kreditimin e biznesit
Pas

Shqiptarët “braktisin” telefonat fiks, flasin vetëm me celularë

Para

Miliarderi që dëshiron të vdesë i varfër, dhuroi të gjithë pasurinë e tij

Para
Miliarderi që dëshiron të vdesë i varfër, dhuroi të gjithë pasurinë e tij

Miliarderi që dëshiron të vdesë i varfër, dhuroi të gjithë pasurinë e tij

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

nga Fast News
14:30 | 16/02/2026
0

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

nga Fast News
13:56 | 16/02/2026
0

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

nga Fast News
13:40 | 16/02/2026
0

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

nga Fast News
13:33 | 16/02/2026
0

Recent News

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

14:30 | 16/02/2026
Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

13:56 | 16/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora