• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Skema e kontrabandës, si u thye embargo për naftën ruse në Shqipëri

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Skema e kontrabandës, si u thye embargo për naftën ruse në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rastet e bllokimit të anijeve në portin e Durrësit, si dhe shkelja e embargos së Këshillit të Sigurimit të OKB-së është kthyer në një shqetësim serioz i cili po përsëritet, e kësaj here nga Shqipëria.

Njoftimi i policisë për sekuestrimin e 22500 ton naftë nga një anije me flamur Libian, por në të vërtetë me produkt që vjen nga Rusia, ka nxjerrë në pah të dhëna se si bëhet ky trafik.



Porositësi i naftës, sipas dokumenteve të siguruara nga A2 CNN, është kompania IBGAS AG, e regjistruar në zonën e lirë Porto Romano dhe nafta u shitet kompanive shqiptare. Autoritetet kanë nisur hetimet për thyerjen e embargos nga një grup kompanish, të cilat kanë marrë përsipër shpërndarjen e naftës ruse në Mesdhe, duke bërë dhe falsifikimin e certifikatave të origjinës në ujërat territoriale të Greqisë.

Sipas dokumenteve, mbrapa këtyre strukturave qëndron Socar Trading dhe Maddox nëpërmjet kompanive bija si Oil Mar Shipping dmcc nga (Dubai) Alkagesta nga (Malta) dhe Almedia nga (Turqi).

Vetëm tre ditë më parë, po i njëjti grup, Alkagesta, tentoi të çonte naftë ruse në Spanjë në portin e Tarragones, edhe ky një rast i bllokuar nga autoritete spanjolle. Alkagesta, së fundmi është regjistruar dhe në territorin shqiptar, në zonën e lirë në Porto Romano, ku ka dhe kod identifikimi pranë Doganës Tiranë dhe është pajisur me kontratë magazinimi.

Anija “Grace Felix”, që u bllokua nga kapiteneria e portit Durrës pasditen e së dielës, rezulton të ketë përdorur të njëjtën skemë. Nga gjurmimi i bërë nga autoritetet, kjo anije është furnizuar nga anija FIDAN, e cila me datë 20 janar është ngarkuar në portin e Novorossiysk, Rusi.

Sipas të dhënave satelitore, kjo anije ka bërë rrugëtimin dhe ka ardhur në gjirin e Lakonikos të Greqisë, ku ka furnizuar me naftë ruse anijen “Grace Felix” të bllokuara në Shqipëri. Grupi i këtyre kompanive, me ndihmën e agjentëve detarë që merrem me operacione ‘’nga anija në anije’’ në ujërat territorialë të Greqisë, pajisen me certifikata origjine të falsifikuara dhe të paautorizuara nga shteti grek. Ato ndryshojnë origjinën nga Rusia në vende të tjera, në kundërshtim me sanksionet e vendosura mbi produktet hidrokarbure. Këtyre sanksioneve ju është bashkuar edhe Shqipëria./ A2CNN

Pas

Beetle shpallet makina më e shitur e të gjitha kohërave

Para

Pezullohet puna në disa fabrika, tërmetet në Turqi prekin industrinë automotive në Shqipëri

Para
Pezullohet puna në disa fabrika, tërmetet në Turqi prekin industrinë automotive në Shqipëri

Pezullohet puna në disa fabrika, tërmetet në Turqi prekin industrinë automotive në Shqipëri

Të Gjitha

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

nga Fast News
08:30 | 13/05/2025
0

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

nga Fast News
08:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

09:30 | 13/05/2025
Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

09:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar