• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sa është fitimi nëse kontribuoj në SIGAL UNIQA FOND PENSIONI 1,000 Lekë çdo muaj për 10 vite? Po 2,000 Lekë?

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Sa është fitimi nëse kontribuoj në SIGAL UNIQA FOND PENSIONI 1,000 Lekë çdo muaj për 10 vite? Po 2,000 Lekë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

A jeni duke menduar se çfarë do të ndodhë me financat tuaja pasi të lini punën? A mjafton pensioni shtetëror për të patur një moshë të tretë sa më të qetë?

Vitet kalojnë shpejt dhe kjo gjë duhet menduar sa më herët.



Fondi i Pensionit Vullnetar është një mundësi e mirë investimi për kursimet tuaja, pasi ju jo vetëm kurseni dhe i shtoni paratë tuaja me interesa të larta variable por dhe paguani më pak taksa.

Dhe nëse flasim për Fondet Private të Pensionit në Shqipëri, zgjedhja e parë duhet të jetë Fondi SIGAL, më i madhi në vend dhe aktiv në treg prej 17 vjetësh.

SIGAL UNIQA FOND PENSIONI është një mundësi e mirë investimi për kursimet tuaja, pasi ju jo vetëm kurseni dhe i shtoni paratë tuaja me interesa të larta variable por dhe paguani më pak taksa.

 

Një shembull i thjeshtë është ilustruar më poshtë:

Nëse derdhni kontribut mujor 2,000 lekë për 10 vite, (2,000 x 12 x 10 = 240,000 lekë kontribute) pas 10 viteve, me interes mesatarisht 4% në vit, ju do të keni në llogarinë tuaj rreth 295,000 lekë (ose 295,000-240,000=55,000 fitim).

Çdo individ mund të bëhet anëtar në një fond pensioni vullnetar duke lidhur një kontratë me Shoqërinë Administruese të Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Në skemën individuale kontribuon vetëm individi në shumën monetare të dëshiruar.

Fondi i Pensionit Vullnetar Individual, përfaqëson dëshirën e individit për të marrë pjesë në një fond pensioni nëpërmjet kontratës individuale të anëtarësimit, pavarësisht nga vendndodhja, mosha dhe masa e kontributit.

 

Mënyrat e depozitimit të kontributeve janë të larmishme:

  • Depozitim i menjëhershëm ( kursime, depozita, etj)
  • Depozitim periodik (mujor, 3 mujor, 6 mujor, vjeçar ose sipas dëshirës së anëtarit)

Individi mund të kontribuojë sipas mundësive financiare dhe nuk ka detyrim të njoftojë shoqërinë administruese në rast të ndryshimeve në masën e kontributeve   dhe afateve të depozitimit të tyre.

 

Në rast paaftësie apo humbje jete, çfarë ndodh me kontributet?

Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju për­toni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit të Pensioneve “Albsig” deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.

Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon trashëgimtarëve duke mos humbur asgjë.

 

Çfarë ndryshimi ka midis depozitës bankare dhe një Fondi Privat Pensioni?

Norma e kthimit në fond është e lidhur ngushtë me ecurinë e Titujve të Shtetit, bonove dhe Obligacioneve.

Si rrjedhojë vlera e investimit luhatet në varësi të tregut të letrave me vlerë. Pra, norma e kthimit në fond është e ndryshueshme dhe jo fikse.

Ndryshe nga depozita që i ka fikse.

Ju mund të tërhiqni shumën e depozituar: 5 vjet para moshës së daljes në pension; gjatë moshës së pensionit; dhe në rast humbjeje aftësie për punë në mënyrë të përhershme.

Gjithashtu Fondi ofron depozitim të shumave të vogla nën minimumin e kërkuar të depozitave, të bonove dhe obligacioneve dhe mundësia e kryerjes së pagesave në mënyrë automatike çdo muaj.

 

Ku mund të anëtarësoheni?

Fondi SIGAL vjen me lehtësira për këdo që do të kontribuojë për të ardhmen e tij.

Ju mund të anëtarësoheni në Fondin më të madh të Pensioneve Vullnetare në Shqipëri pa qenë nevoja të paraqiteni në zyrat e tij.

Duke vizituar websiten-n e Fondit SIGAL dhe duke klikuar në linkun: https://fondisigal.com.al/anetaresohu/  ju mund të aksesoni plotësimin online të formularit të anëtarësimit. Kjo ju kursen kohë dhe para.

 

SIGAL UNIQA FOND PENSIONI:

  • I themeluar në vitin 2006
  • 17 vite në treg
  • Lider me rreth 45% të Tregut të Pensioneve Private
  • Kompania e parë që administron fondet private të pensioneve në Shqipëri
  • 22 milion euro asete në administrim të 12.000 klientëve dhe 140 bizneseve
  • Pjesë e UNIQA GROUP AUSTRIA prej vitit 2007, kompani lider në sigurime dhe pensione në Vjenë, Austri, gjithashtu prezentë në 25 shtete evropiane

Qëllimi i  SIGAL UNIQA FOND PENSIONI është ti sigurojë anëtarëve të saj mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre.

 

Bonuse për klientët

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, më i madhi i llojit të tij në Shqipëri, vjen gjithmonë me oferta që jo vetëm na mundësojnë një pleqëri të qetë financiarisht por na ndihmojnë që gjatë kohës që jemi anëtarë të tij të përfitojmë edhe shërbime të tjera ekstra.

Duke qenë pjesë e gjigandit të sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, Fondi SIGAL mundëson që gjithë anëtarët që pajisen me Kartën e anëtarësisë, të përfitojnë prej bonuseve fantastike që i ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

Duke qenë pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria”, me anëtarësimin në SIGAL UNIQA FOND PENSIONI, krahas kursimeve tuaja që rriten me interesa të larta, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

 

Për më shumë informacione, kontaktoni drejtpërdrejtë me këshilltarët e Fondit SIGAL:

Tel: +35544511666

E-mail: [email protected]

Web: https://fondisigal.com.al/

Pas

6 filma frymëzues për të nxitur sipërmarrësin brenda jush

Para

A nxorëm mësime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019? Inxhinieri i ndërtimit: Ne si popull s’e njohim fatkeqësinë

Para
A nxorëm mësime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019? Inxhinieri i ndërtimit: Ne si popull s’e njohim fatkeqësinë

A nxorëm mësime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019? Inxhinieri i ndërtimit: Ne si popull s’e njohim fatkeqësinë

Të Gjitha

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025
Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar