• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rriten çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Rriten çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e naftës shënuan rritje ditën e hënë, një përmirësim i dukshëm nga rënia prej 8% javën e kaluar, kur treguesi shënoi nivelet më të ulëta në tre javë.

Kjo rënie u ndikua nga pritshmëritë se ngadalësimi i rritjes ekonomikë në ekonomitë kryesore, mund të sillte kufizime në përdorimin e karburantit.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të indeksit Brent (Brent crude futures), u rritën me 17 cent, ose 0.2, në 80.11 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (WTI), ranë një cent, në 73.38 dollarë.

Të premten e kaluar, WTI dhe Brent ranë 3%, pasi të dhënat mbi vendet e punës në SHBA shkaktuan shqetësimin se Rezerva Federale do të vazhdojë rritjen e normave të interesit. Për pasojë, dollari shënoi rritje. Forcimi i dollarit zakonisht redukton kërkesën për naftën e tregtuar në dollarë nga blerësit që paguajnë me monedha të tjera.

Ndërsa frika e recesionit dominoi tregun javën e kaluar, të dielën, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) Fatih Birol, tha se rimëkëmbja e Kinës mund të nxisë ndryshime në çmimin e naftës.

IEA pret që gjysma e rritjes së kërkesës globale për naftë këtë vit të vijë nga Kina, ndërsa kërkesa për karburant për avionë po rritet.

Në varësi të ritmit të rimëkëmbjes, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët, të quajtur OPEC +, do të duhet të rivlerësojnë vendimin e tyre për të ulur prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2023.

Nëse kërkesa rritet fuqishëm me rimëkëmbjen e ekonomisë kineze, atëherë do të ketë nevojë që vendet e OPEC+ të rishikojnë politikat e tyre të prodhimit.

Ndërkohë analistët thonë se normat më të larta të interesit po pengojnë fitimet nga rritja e çmimeve, pasi ka të ngjarë të kufizojnë rritjen ekonomike dhe rritjen e kërkesës për karburant.

“Ne nuk po shohim ende ndonjë përmirësim të kërkesës së brendshme të Kinës, megjithëse shifrat janë inkurajuese. Prandaj, shqetësimet rreth cikleve të rritjes së normave të interesit të bankave qendrore, mbeten pengesa kryesore në çmimet e naftës, pas rënies në më shumë se 7 % javën e kaluar”, tha Suvro Sakar, analist i energjisë në DBS Bank.

Kufizimet e çmimeve për produktet ruse gjithashtu hynë në fuqi të dielën. Vendet e G7-ës, Bashkimi Europian dhe Australia ranë dakord për vendosjen e çmimeve kufi prej 100 dollarë për fuçi për naftën dhe produktet e tjera që tregtohen me një çmim premium dhe 45 dollarë për fuçi për produktet që tregtohen me zbritje./ Reuters

Pas

Rama e nis ditën me pamjet nga kantieri, ja çfarë poston

Para

Siguria kibernetike e bankave, Banka e Shqipërisë merr masa

Para
Siguria kibernetike e bankave, Banka e Shqipërisë merr masa

Siguria kibernetike e bankave, Banka e Shqipërisë merr masa

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar