• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nis certifikimi i ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, hapet shprehja e interesit

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Nis certifikimi i ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, hapet shprehja e interesit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vitin e shkuar qeveria miratoi ligjin për rregullimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme duke e bërë atë tashmë një nga profesionet e tjera të lira në treg.

Në vijim të kësaj me akte nënligjore u vendos edhe procedura që do të ndiqej për certifikimin fillestar të tyre dhe kushtet që duhet të plotësoje çdo ndërmjetës për tu certifikuar si i tillë.





Ministria e Drejtësisë së fundmi shpalli shprehjen e interesit për kandidatët që kërkojnë të certifikohen duke ju referuar ligjit 9/2022, “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, dhe urdhrit nr. 187, datë 4.5.2022, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme mbi paraqitjen dhe trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe në verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të personave që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme”.

Kërkesa e shpallur në datë 26 janar dhe publikuar në fletoren zyrtare në 30 janar përcakton se kandidatët e interesuar kanë 15 ditë kohë për të plotësuar dhe dorëzuar dosjen.

“Trajtimi i shprehjeve të interesit dhe verifikimi i kritereve ligjore të kandidatëve për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme kryhet nga struktura përgjegjëse për monitorimin e profesioneve të lira në Ministrinë e Drejtësisë. Thirrja qëndron e hapur për një periudhë prej 15 ditësh nga data e publikimit. Kandidati për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme paraqet shprehjen e interesit dhe dokumentacionin shoqërues, brenda 15 ditëve nga përfundimi i afatit të publikimit”, thuhet në kërkesën e ministrisë.

I njëjti institucion saktëson dhe listën e dokumenteve që duhet të paraqiten në dosje.

Kështu kandidati për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, që kërkon të certifikohet si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme, depoziton pranë Ministrisë së Drejtësisë, përmes shërbimit postar ose dorazi, dokumentacionin si vijon:

  1. a) Kërkesë për shprehje interesi për certifikimin si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme;
  2. b) Kopje të mjetit të identifikimit;
  3. c) Certifikatë familjare;
  4. d) Kopje të njësuar të diplomës së arsimit të mesëm të lartë, të lëshuar nga një institucion arsimor i akredituar në Republikën e Shqipërisë ose diplomë të lëshuar nga institucion arsimor i huaj, të njohur e të njësuar nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  5. e) Vërtetim nga prokuroria që nuk është nën hetim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë;
  6. f) Vërtetim nga gjykata që nuk është nën gjykim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë;
  7. g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore të kandidatit dhe për personat e lidhur me të;
  8. h) Vetëdeklarim që nuk ka dënim me masë administrativë gjobë ose masë administrative, që detyron subjektin të ndalë një sjellje të caktuar, praktikë pune apo biznesi, si dhe të mos e përsëritë në të ardhmen, për shkelje të legjislacionit në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave, të paktën jo më herët se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  9. i) Certifikatë për përfundimin me sukses të programit të detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme./Monitor
Pas

Transparency International për Shqipërinë: Ndër vendet më të korruptuara në Europë

Para

Izraeli ndihmon Shqipërinë në betejën me sulmet kibernetike

Para
Izraeli ndihmon Shqipërinë në betejën me sulmet kibernetike

Izraeli ndihmon Shqipërinë në betejën me sulmet kibernetike

Të Gjitha

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

nga Fast News
11:43 | 23/06/2025
0

Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

nga Fast News
11:00 | 23/06/2025
0

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna

nga Fast News
10:40 | 23/06/2025
0

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

Konflikti Izrael- Iran, përtej tifozllikut të radhës

nga Fast News
10:30 | 23/06/2025
0

Recent News

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

11:43 | 23/06/2025
Hormuzi dhe ne…

Hormuzi dhe ne…

11:00 | 23/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar