• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndikimi i amnistisë fiskale tek kursi i këmbimit, cili do të jetë fati i euros?

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Ndikimi i amnistisë fiskale tek kursi i këmbimit, cili do të jetë fati i euros?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Amnistia fiskale pritet të konkretizohet këtë vit nga qeveria. Amnistia synon legalizimin e parave cash nga burime informale, dhe krahas vlerave monetare pritet të legalizohen edhe pronat dhe sendet me vlerë. Një iniciativë nga e cila qeveria pret të arkëtojë rreth 2 miliardë euro. Si pritet të ndikojë në ekonomi kjo nismë, veçanërisht për sa i përket kursit valutor?

Eksperti Majlind Lazimi, i ftuar në “A2 Business”, është skeptik mbi shifrat e deklaruara nga qeveria.





Sipas tij, “efekti i 2 miliardë eurove të mbledhur për shkak të amnistisë nuk besoj se do të ndodhë. Gjithmonë kanë dështuar këto iniciativa, në 2011 u arkëtuan rreth 30 milionë euro”. Për ekspertin, ngërçi është politik.

“Ata që deklarojnë këto pasuri do të duhet të kishin garancinë që qeveria e radhës mos ta hetojë, diçka që askush mund ta garantojë. E shikoj të vështirë politikisht, nga momenti që vetë situata politike është e tensionuar dhe do të krijojë një polarizim në shoqëri, ku nga një anë ka një lloj mbytje të biznesit formal, nga ana tjetër kemi qëndrim të kundërt për paratë informale deri në 2 milionë euro, ka edhe një problem moral këtu”, thotë Lazimi.

Problemet operacionale duken po aq të vështira, duke filluar nga përcaktimi i se paratë nuk vijnë nga aktivitet kriminal, veçanërisht për ato para që vijnë nga diaspora.

Për ekspertin Ermal Telha, “ato kapitale që synojnë të ligjërohen tashmë janë brenda Shqipërisë. Paratë e tjera që ndodhen në emigracion është e pamundur të kanalizohen në vijë zyrtare. Pra ato para duhet të vijnë një herë në Shqipëri, dhe ky është ngërç në vete sepse në kufi lejohen vetëm 10 mijë euro.

Magneti që shtyn përpara këtë iniciativë në gjykimin tij është prurje financiare që qarkullon në kanalet zyrtare brenda territorit të Shqipërisë, ka ardhur si ka ardhur është çështje tjetër.

Por në lidhje me kursin, si do të ndikojë amnistia? Telha mendon se “në momentin që legalizojmë dhe shtojmë të tjera kanale komunikimi për të shtuar flukset, sigurisht që euro do të bjerë serish. Pra lum ata që paguhen në lekë dhe blejnë në euro dhe mjerë ata që punojnë për të eksportuar”.

Pas

Nga tkurrja e konsumit te paraja informale, arsyet që kanë çuar në rënien e euros

Para

7 hapa për të arritur suksesin në biznes dhe jetë

Para
7 hapa për të arritur suksesin në biznes dhe jetë

7 hapa për të arritur suksesin në biznes dhe jetë

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar