• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mundësi investimi për qytetarët, qeveria do të nxjerr në treg obligacionet 15-vjeçare

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Mundësi investimi për qytetarët, qeveria do të nxjerr në treg obligacionet 15-vjeçare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një mundësi e re financimi do të shfaqet këtë muaj për qytetarët shqiptarë. Qeveria do të emetojë obligacionet 15 vjeçare. Ankandi do të zhvillohet më datë 20 shkurt dhe sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e planifikuar e obligacioneve për t’u nxjerrë në shitje do të jetë 2 miliardë lekë.

Obligacionet 15-vjeçare janë titujt e borxhit më afatgjatë të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare dhe u emetuan për herë të parë në nëntor 2021.



Në ankandin e fundit të organizuar në tregun primar (ankand rihapjeje), në nëntor të vitit të kaluar, obligacionet 15-vjeçare u shitën me një yield uniform të pranuar prej 8.95%, që përfaqëson nivelin më të lartë në historinë e shkurtër të këtyre instrumenteve.

Shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave në këtë ankand ishte 1 miliardë lekë, ndërsa vlera totale e kërkesave të paraqitura nga investitorët arriti në 1.44 miliardë lekë. Yield-i maksimal i kërkuar nga investitorët në ankand arriti deri në 10%, por kërkesa e kënaqshme i ka mundësuar Ministrisë së Financave ta realizojë shumën e plotë të huamarrjes me një yield uniform më të ulët.

Ankandi u zhvillua në një periudhë kur rritja e yield-eve arriti pikun e vet, e nxitur nga rritja e shpejtë e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Në periudhën dhjetor 2022-janar 2023 yield-et kanë shënuar rënie, si për bonot, ashtu edhe për obligacionet.

Megjithatë, ankandi i ri obligacioneve 15-vjeçare ngelet një alternativë e mirë për investitorët që synojnë kthime të larta kundrejt investimeve financiare afatgjata. Ato janë një mundësi e mirë për investitorët institucionalë, si bankat apo fondet e investimit dhe sidomos ato të pensioneve, që synojnë të rrisin kthimet afatgjata të portofoleve të tyre.

Por, obligacionet 15-vjeçare me siguri kanë qenë një alternativë joshëse edhe për investitorët e vegjël.

Rritja e yield-eve vitin e kaluar solli një interes të lartë të individëve për të investuar në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare treguan se për vitin 2022 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë.

Prej tetorit të vitit 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të ulë shumën minimale të pjesëmarrjes në ankandet e obligacioneve në 300 mijë lekë, nga 500 mijë lekë që ishte më parë. Pjesëmarrja në ankandet e obligacioneve mund të bëhet nëpërmjet bankave tregtare të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si shoqëri komisionere për investimin në tituj.

Bankat e licencuara për këtë shërbim aktualisht janë ABI Bank, BKT, Credins Bank, Fibank, Intesa Sanpaolo Bank, OTP Bank, Raiffeisen Bank, Tirana Bank dhe Union Bank.

Për shuma deri në 50 milionë lekë, investitorët mund të paraqiten në ankande me kërkesa konkurruese ose jo konkurruese, por çdo kërkesë vlera e së cilës kapërcen shumën 50 milionë lekë klasifikohet si kërkesë konkurruese pavarësisht subjektit pjesëmarrës në ankand. Kërkesat jokonkurruese pranohen me yield-in mesatar të kërkesave të pranuara konkurruese.

Sipas udhëzimit, shuma e ofruar e obligacioneve ndahet me 20% për kërkesat jokonkurruese dhe 80% për kërkesat konkurruese. Në rast se shuma totale e kërkesave jokonkurruese nuk e plotëson masën 20%, atëherë diferenca e paplotësuar ofrohet për kërkesat konkurruese.

Në rastin kur shuma totale e kërkesave jokonkurruese e kalon kufirin e përcaktuar të 20%, atëherë mbi këtë shumë zbatohet pro rata (përpjesëtimi).

Në rast se shuma e kërkesave konkurruese të kërkuara nuk e plotëson masën 80%, atëherë diferenca e paplotësuar u ofrohet kërkesave jokonkurruese.

Pas

Siguria kibernetike e bankave, Banka e Shqipërisë merr masa

Para

Cilat janë arsyet pse mund të refuzoheni për një punë?

Para
Cilat janë arsyet pse mund të refuzoheni për një punë?

Cilat janë arsyet pse mund të refuzoheni për një punë?

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar