• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Guvernatori apel për kreditimin e bujqësisë: Sektori ka probleme, por edhe potencial

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Guvernatori apel për kreditimin e bujqësisë: Sektori ka probleme, por edhe potencial
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka apeluar sektorin bankar që të kreditojnë bujqësinë, një sektor që mbështetet aktualisht finqanciare thuajse vetëm nga mikrofinancave. Gjatë takimit mbi çështjet që prekin aksesin në financa në Shqipëri, të organizuar nga Banka Botërore, me të ftuar drejtuesit e bankave tregtare, ekspertë të sektorit financiar dhe përfaqësues nga institucionet financiare në vend, kreu i Bankës Qendrore theksoi se bujqësia ka ende probleme, por edhe potencial.

Sipas Sejko, problemet specifike të kreditimit të sektorit bujqësor janë evidentuar me kohë dhe një pjesë e tyre mbeten ende relevante. Megjithatë disa prej tyre janë drejt adresimit, ndërsa pengesat e tjera duhet të jenë pjesë e një vlerësimi kritik dhe zgjidhja e tyre duhet të jetë pjesë integrale e agjendave tona të punës në të ardhmen.

“Në këtë kontekst, pa cenuar treguesit e tij të shëndetit, jam i bindur se sektori bankar do të dijë të pozicionohet si një agjent mbështetës zhvillimi. Ky sektor duhet të rrisë vëmendjen dhe kapacitetet e tij financuese, analizuese dhe këshilluese, duke përmbushur misionin e tij në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, u shpreh Guvernatori.

Në lidhje me aksesin në financë, Sejko u shpreh se në një pamje më të gjerë, është e rëndësishme të eksplorohen zgjidhje ndërsektoriale – përfshirë fintech, dixhitalizimin e shërbimeve financiare dhe instrumentet financiare inovative – të cilat do ta lehtësonin aksesin në shërbimet financiare. Financat e Gjelbra janë një fushë e rëndësishme që ka nevojë për veprim të shpejtë dhe të fokusuar për të adresuar përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, zbutjen e rreziqeve dhe kapjen e mundësive që ofron financimi i gjelbër.

Ndërkohë në fjalën e tij, Përfaqësuesi i Përhershëm i Zyrës së BB-së në Shqipëri, z. Emanuel Salinas, u shpreh se qëllimi i kësaj tryeze është të diskutojmë mbi problemet e kreditimit të sektorit bujqësor në vend dhe të prezantojë produkte/nisma të Bankës Botërore. Aksesi në financë është një problem jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për mbarë botën, dhe në takim do të diskutohen nisma, të cilat mund të përshtaten për Shqipërinë.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan mbi mundësitë dhe mbështetjen e përbashkët për rritjen e kreditimit të bujqësisë, si një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, diversifikimin e burimeve të rritjes ekonomike, por edhe si një mundësi për diversifikimin e burimeve të rrezikut të kredisë për sektorin financiar.

Pas

Dita e Sëmundjeve të Rralla thekson urgjencën në Ukrainën e shkatërruar nga lufta

Para

Mënyra si mund të bëheni milioner brenda 5 vitesh

Para
Mënyra si mund të bëheni milioner brenda 5 vitesh

Mënyra si mund të bëheni milioner brenda 5 vitesh

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar