Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon Bordin e Transparencës për Ushqimet

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Gjykata Kushtetuese rrëzon Bordin e Transparencës për Ushqimet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e bërë nga disa deputetë të Partisë Demokratike për rrëzimin e Bordit të Transparencës për Ushqimet.

Në seancën e sotme plenare, Kushtetuesja vlerësoi se aktet normative “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës.

Kujtojmë se disa deputetë të grupimit të Alibeajt iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit për Ushqimet pasi, siç u shprehën ata “u ngrit për të mbrojtur qytetarët por çmimet kanë njohur vetëm rritje.”

Bordi i Ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill të vitit të shkuar dhe detyra e tij ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori.

Pas vendimit të Kushtetueses, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit demokrat Gazment Bardhi. Vendimin, Bardhi e cilëson si një tjetër betejë të fituar me “qeverinë dhe oligarkët e saj”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Abuzimi me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. Krenar për çdo koleg që mbështeti këtë inicativë,” shprehet deputeti demokrat në një postim në Facebook.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimin e ligjit nr. 41/2022, datë 21.04.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg””, si i papajtueshëm me Republikën e Shqipërisë. Shfuqizimin e ligjit nr. 51/2022, datë 09.06.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Lidhur me këtë çështje, Gjykata vlerësoi se aktet normative me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg” dhe nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”” nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës.

Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe nenin 49, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e ligjit nr. 41/2022, datë 21.04.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

  1. Shfuqizimin e ligjit nr. 51/2022, datë 09.06.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
    Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Pas

Zbardhet draftmarrëveshja për tarifat e reja të patentave: Dakordësimi i nevojshëm për rregullimin e tregut të autoshkollave

Para

Rritja e patentës, Autoriteti i Konkurrencës nis vlerësimin e tarifave

Para
Rritja e patentës, Autoriteti i Konkurrencës nis vlerësimin e tarifave

Rritja e patentës, Autoriteti i Konkurrencës nis vlerësimin e tarifave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Deri më 31 maj afat për detyrimet, Taksat Vendore të Tiranës rikujtojnë bizneset për vetëdeklarimin

Deri më 31 maj afat për detyrimet, Taksat Vendore të Tiranës rikujtojnë bizneset për vetëdeklarimin

nga Fast News
20:30 | 23/02/2026
0

Trombozat e rralla pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

Trombozat e rralla pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

nga Fast News
20:00 | 23/02/2026
0

Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve

Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve

nga Fast News
19:08 | 23/02/2026
0

Nis rivlerësimi i pronave me 5%, udhëzimi botohet në Fletoren Zyrtare

Nis rivlerësimi i pronave me 5%, udhëzimi botohet në Fletoren Zyrtare

nga Fast News
18:58 | 23/02/2026
0

Recent News

Deri më 31 maj afat për detyrimet, Taksat Vendore të Tiranës rikujtojnë bizneset për vetëdeklarimin

Deri më 31 maj afat për detyrimet, Taksat Vendore të Tiranës rikujtojnë bizneset për vetëdeklarimin

20:30 | 23/02/2026
Trombozat e rralla pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

Trombozat e rralla pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

20:00 | 23/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora