Tridhjetë vite më parë, kur president i SH.B.A ishte George H.W.Bush, Jugosllavia ishte akoma një shtet dhe 173,000 bunkerë prej betoni akoma shënonin peisazhin shqiptar, vendosa të kaloj në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë së paarritshme asokohe, me qëllim për të realizuar një kronikë mbi flakët e Marksizmit, që po shuheshin para rënies së Perdes së Hekurt.
Bunkerët ishin një rezultat i paranojës së Enver Hoxhës, tiranit shqiptar që sundoi këtë zone feudale malore me përmasat e Maryland, nga 1941 deri pak para vdekjes së tij në 1985. Si një gazetar i pavarur që në atë kohë jetonte në Puerto Rico, kisha provuar të merrja një vizë turistike shqiptare që në vitin 1988, por asnjë letër e imja nuk pati marrë përgjigjje.
Më në fund, në Mars të vitit 1991, pas ardhjes së Ramiz Alisë në pushtet, autoritetet miratuan vizën, dhe tre muaj më vonë u nisa për në Shqipëri nga Greqia, duke fluturuar nga Athina për të hyrë në vendin e ndaluar në veri të kufirit grek në Kakavijë.
Ende më kujtohet që pagova taksën e vizës prej $15 me një kartmonedhë $50, dhe në këmbim mora disa monedha argjendi klasike të vitit 1930, kjo si pasojë e mungesës së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, kur u dëbuan diplomatët e fundit amerikanë në vitet 1940. Në kufi, dëgjova një shofer të thërriste “Zoti Larry” (ishin në pritje të mbërritjes time), më shoqëroi në një Mercedes-Benz, që më vonë mësova se ishte një nga automjetet e pakta në qarkullim në rrugët e Shqipërisë. Në të vërtetë, makinat, targat e makinave- me të cilat më tutje do të bija në dashuri- ishin gjërat e fundit që do më shkonin në mendje kur fillova këtë aventurë të pazakontë gazetareske në Ballkan.
Pas disa ditësh mes shënimesh të shumta, intervista dhe fotografi mbi çështje që varionin nga rizgjimi i Islamit në Shqipëri, në hyrjen e DHL-së si ndërkombëtarja e para në vend, fillova të mendoja nëse do ta kisha të mundur të merrja ndonjë suvenir të ndaluar apo jo. Në fund, mora më shumë se sa kisha menduar.

“Unë doja të shkoja të shikoja Ambasadën Egjiptiane, që qe e vendosur në Rrugën e Kuvajtit,”- tha ai. “Kudo pashë targa CD të vjetra dhe të reja. Gjithashtu pashë një targë policie “low numbered” që ishte parkuar para disa ndërtesave të qeverisë. E dija që nuk duhet ta bëja atë fotografi, por arrita ta bëja shpejt dhe u largova. Një djalë që punonte aty u afrua me mirësjellje duke më thënë se nuk duhet të kisha vepruar ashtu. Pasi folëm pak, unë u largova. Reid Williamson (5198) nga Richmond i Virginia-s, gjithmonë kishte dashur të vizitonte Shqipërinë që kur e pati parë bregdetin gjatë një udhëtimi me traget nga Greqia për në Itali – por Perdja e Hekurt dhe Enver Hoxha e bënë të pamundur realizimin e një vizite të tillë.
Udhëtimi im i parë në Tiranë ishte pas daljes në pension, thotë ai, ndërsa rikujton aventurën e 2019, e cila përfshinte tre net duke shëtitur në këmbë përgjatë rrugeve të Tiranës, Beratit e Shkodrës. “Unë normalisht kam një një lente shumë të fuqishme fotografike dhe kurrë nuk kam patur probleme apo refuzime të të fotografuarit të targave të makinave. Kjo vlente dhe në Shqipëri,” thotë Williamson në një email.
“Për pasojë, u ktheva në shtëpi me afro 20 fotografi veturash në Shqipëri dhe plot informacione mbi domethënien e (kodit të shkronjave)? ” William shton: “Të parit e ndërtesave historike, peizazheve të mrekullueshme, por edhe përjetimi i një tërmeti me magnitudë 5.7, krijoi një eksperiencë që do ta mbaj mënd gjatë – dhe më la me një dëshirë të madhe për t’u kthyer, kur të lejohet sërish udhëtimi ndër shtete.
Për sa i përket koleksionuesve të targave në Shqipëri, nuk më vjen ndërmënd askush. Përkundrazi, në shtetin fqinj në Kosovë, Artmir Ibra, i cili është një koleksionues targash. “Më kanë pëlqyer gjithmonë makinat në përgjithësi dhe targat në vecanti, që kur isha i vogël,” thotë Arti, 27 vjecari kosovar, i lindur dhe i rritur në Vushtrri. Me shkollim të lartë për Shkenca Politike, ai tani punon në investime bankare në Prishtinë. “Targa e parë që kam marrë ka qënë UNMIK, nga makina e babit tim pasi kaluam tek ajo me RKS, pak vite pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë në 2008”- thotë ai.
“Me kalimin e kohës, arrita të marr disa targa nga makinat e importuara nga Gjermania, por jo shumë. Duke qënë se jam i vetmi koleksionues shqipëtar në Shqipëri e Kosovë, mund të koleksionoj në shumicën e rasteve targa shqiptare e kosovare, por jam duke zgjeruar koleksionin me targa të tjera Europiane e Afrikane. Sapo kam përfunduar shkëmbimin tim të parë dhe pasi pandemia e virusit të përfundojë, shpresoj të kem mundësinë të marr pjesë në mbledhje ku të mund të njoh të tjerë.”/ Marrë nga Retro.al