• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Del renditja/ Universitetet më të mira në botë për master në menaxhim biznesi

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Del renditja/ Universitetet më të mira në botë për master në menaxhim biznesi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shkollat e biznesit në SHBA, të udhëhequra për herë të parë nga Columbia në Nju Jork, dominojnë renditjen botërore të programeve të MBA (master për menaxhim biznesi) të Financial Times, në përvetorin e saj të 25-të.

Në grupin kryesues të 18 nga 100 fakulteteve ekonomike të renditura në vitin 2023, 13 janë në SHBA, duke përfshirë Harvard, Stanford dhe Berkeley.



Dy fakultete janë në Francë, Insead në vend të dytë, dhe HEC Paris. Fakulteti Iese, i renditur në vendin e tretë, është në Spanjë; SDA Bocconi ndodhet në Itali; dhe një tjetër, London Business School, është në Mbretërinë e Bashkuar.

SHBA dominon pjesërisht, pasi vlerësimi fokusohet në rezultatet pas mbarimit të shkollës, duke i dhënë peshë të konsiderueshme niveleve të pagave tre vjet pas përfundimit të MBA. Dymbëdhjetë nga 14 MBA-të më të paguara janë nga shkollat ​​e biznesit në SHBA, të udhëhequra nga Stanford, me një pagë mesatare vjetore të ponderuar të të diplomuarve prej 248,669 dollarë.

Megjithatë, në renditjen e këtij viti, që përfshin ndryshime në metodologji pas shumë konsultimeve, pesha që zenë pagat është ulur nga dy të pestat në më pak se një të tretën, ndërsa më shumë rëndësi i jepet diversitetit dhe qëndrueshmërisë.

Renditja MBA u botua për herë të parë në 1999.

Universiteti i Masaçusets Amherst – Isenberg, renditet në krye për vlerën e cilësisë kundrejt parave të paguara, pjesërisht një tregues i lëvizshmërisë sociale pas marrjes parasysh të ndihmës financiare, me paga tre vjet pas përfundimit mesatarisht 188 për qind më të larta se të ardhurat para studimit.

Universiteti i Virxhinias – Darden, u rendit i pari për përpjekjet për të reduktuar gjurmën e tij të karbonit, gjykuar nga një vlerësim i ri i bazuar në objektivin e vendosur për të arritur emetimet neto zero të karbonit dhe ekzistencën e një raporti auditimi publik të emetimeve të karbonit të prodhuar brenda tre viteve të fundit .

SDA Bocconi School of Management dhe IE Business School ishin së bashku të dytat në kategori.

IE, e ndjekur nga Iese, të dyja me vendndndodhje në Spanjë, u rendit më e larta për masën në të cilën kurset bazë përfshinin çështje mjedisore, sociale dhe të qeverisjes, duke përfshirë studimin e zgjidhjeve klimatike, që mund të ndihmojnë organizatat të arrijnë emetime neto zero.

Në një matje të re të diversitetit në renditje, AGSM në Shkollën e Biznesit UNSË në Australi, doli në krye për gamën e sektorëve në të cilët të diplomuarit punonin përpara se të studionin për një MBA, e ndjekur nga Shkolla e Biznesit Essec në Francë.

Vetëm Shkolla e Biznesit ESCP, e cila ka kampuse në Francë, Itali, Spanjë, MB dhe Gjermani, arriti barazinë gjinore të studentëve, me vetëm 10 shkolla në mesin e 100 të renditurave që kanë më shumë gra se burra. Asnjë shkollë nuk arriti barazi gjinore midis fakulteteve, megjithëse IE në Spanjë arriti në 49 për qind gra.

Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit, në Zvicër, kishte përqindjen më të lartë të stafit të fakultetit të marrë nga jashtë vendit të tij, me 98%, i ndjekur nga Shkolla e Biznesit e Kolegjit Imperial në Mbretërinë e Bashkuar, me 96%.

Universiteti Cornell – Johnson u rendit në krye për vlerën rrjeteve të komunikimit të të studentëve, një kategori tjetër e re, e ndjekur nga Universiteti i Floridës – Warrington.

Ndërsa Stanford Graduate School of Business u rendit në krye, së bashku me Universitetin Shtetëror të Miçiganit, nga vlerësimet e studentëe për masën e arritjes së synimeve.

Harvardi kryesoi rangun për kërkime, i matur pjesërisht nga numri më i madh i punimeve akademike nga fakulteti i tij, i botuar në listën FT50 të revistave kryesore, i ndjekur nga Columbia Business School në Nju Jork. / Financial Times

Pas

Si të shtoni muzikë në Instagram Story

Para

Hermès fiton çështjen e markës tregtare kundër artistit që shiti çantat Birkin NFT

Para
Hermès fiton çështjen e markës tregtare kundër artistit që shiti çantat Birkin NFT

Hermès fiton çështjen e markës tregtare kundër artistit që shiti çantat Birkin NFT

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar