• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Cilat janë arsyet pse mund të refuzoheni për një punë?

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Lifestyle
0
Cilat janë arsyet pse mund të refuzoheni për një punë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Punët janë edhe shkallët e karrierës që ne ngjitim vazhdimisht, edhe destinacionet përfundimtare të karrierës sonë. Nëse jeni refuzuar për një punë, kjo gjë mund t’ju bëjë të ndiheni të dëshpëruar. Për më tepër, bëhet akoma më e vështirë nëse të gjitha shpresat i keni lidhur me një punë specifike. Ndoshta mendonit se do ta fitonit me patjetër atë vend pune, gjë që e bën akoma më zhgënjyes momentin kur merrni njoftimin se nuk jeni pranuar.

Në kushtet aktuale ekonomike, refuzimi për një vend të caktuar pune mund të duket si fundi i rrugëtimit tuaj. Megjithatë, duke kuptuar arsyet pse u refuzuat dhe çfarë mund të mësoni nga situata, ju mund të riktheheni përsëri me energjitë dhe shpresat tuaja, edhe kur refuzoheni për një pozicion pune.



Arsyet pse mund të refuzoheni për një punë të caktuar

Mund të ketë një sërë arsyesh të cilat mund të sjellin refuzimin tuaj për një pozicion pune. Disa njerëz nuk arrijnë dot as te faza e intervistës, ndërsa të tjerë kualifikohen deri në këtë fazë, por nuk pranohen për pozicionin e punës. Sido që të jetë rasti, disa arsye të zakonshme që mund të sjellin refuzimin tuaj për një vend pune janë:

Dikush tjetër ka më shumë përvojë se ju

Do të ketë raste kur një punë është përtej nivelit tuaj të përvojës. Ndoshta keni menduar se kishit mjaftueshëm vite përvojë në industri dhe ekspertizën e duhur për t’u kualifikuar për atë pozicion pune. Megjithatë, dikush tjetër mund të ketë pasur më shumë përvojë se ju, dhe kjo mund të ketë qenë pikërisht gjëja që po kërkohej nga menaxheri i punësimit. Nuk duhet ta lejoni këtë lloj refuzimi që t’ju bëjë të ndiheni të dëshpëruar. Duhet kohë për të arritur nivelin e duhur të përvojës.

Aftësi jo të përshtatshme për vendin e punës

Përveç mundësisë se dikush tjetër ka pasur më shumë përvojë se ju, një tjetër arsye mund të jetë fakti që ju mungojnë aftësitë e nevojshme për pozicionin. Nëse kjo është arsyeja, atëherë ju mund të keni keqkuptuar kërkesat e vendit të punës, të shprehura në njoftimin që keni parë. Në disa raste, personi që përgatit njoftimin e punës mund të mos i ketë listuar të gjitha aftësitë e nevojshme. Kështu, do të ishte e vështirë që ta dinit se nuk i zotëronit aftësitë e kërkuara, deri në momentin kur merrni refuzimin për punën.

Pozicioni nuk është më i nevojshëm

Ndonjëherë, një pozicion pune hapet, pastaj nuk është më i nevojshëm. Ndoshta menaxheri ka bashkuar dy pozicione në një të vetëm dhe, për rrjedhojë, nuk ka më nevojë për njërin prej tyre. Ose ndoshta mund të kenë kuptuar se nuk ishte nevoja që të plotësohej pozicioni vakant për arsye të tjera. Është zhgënjyese të bësh të gjitha procedurat për të aplikuar për një punë, vetëm për të kuptuar se ajo nuk është më e nevojshme.

Përshkrimi i punës ka ndryshuar

Ju mund të mos i përshtateni pozicionit nëse menaxheri i punësimit ndryshon përshkrimin e punës. Kompania mund të ketë bërë ndryshime pasi ka publikuar njoftimin e punës. Në momentin që kjo ndodh, mund të mos jetë e përshtatshme ose e mundur që të ndryshohet përsëri njoftimi. Në varësi të ndryshimeve që i kanë ndodhur përshkrimit, ju mund të jeni ende i kualifikuar për një vend pune, ose jo. Në rastin e fundit, do t’ju duhet të vazhdoni për të gjetur një punë tjetër që përshtatet me ju.

Mospërputhja e kulturës

Jo gjithmonë refuzimi për një punë të caktuar varet nga performanca juaj gjatë intervistës ose nga aftësitë tuaja. Mund të ndodhë që të mos jeni të përshtatshëm për kulturën e kompanisë, pasi, në fund të fundit, çdo kompani ka qasjen dhe mënyrën e vet të të bërit të gjërave. Vlerat dhe misioni i saj mund të mos përputhen mirë me qëllimet tuaja. Kjo nuk është diçka e keqe për ju në vetvete; thjesht nuk përshtateni mirë në atë ambient. / The Ladders

Pas

Mundësi investimi për qytetarët, qeveria do të nxjerr në treg obligacionet 15-vjeçare

Para

Tërmetet në Turqi, autoritetet: Më shumë se 3400 viktima

Para
Tërmetet në Turqi, autoritetet: Më shumë se 3400 viktima

Tërmetet në Turqi, autoritetet: Më shumë se 3400 viktima

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar