• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bizneset dhe çështjet gjyqësore të mbartura, “do të duheshin 4 vite për t’ i shqyrtuar”

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Bizneset dhe çështjet gjyqësore të mbartura, “do të duheshin 4 vite për t’ i shqyrtuar”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu si qytetarët, edhe bizneset vuajnë nga gjyqet që zgjaten pafund. Për çështje të ndryshme, dosjet zvarriten me vite në gjykata, duke u kthyer në kosto për sipërmarrjen.

Shifra totale nuk dihet, të dhëna të sakta ka vetëm për Gjykatën e Lartë, ku numri i dosjeve të prapambetura është me 28.600, dhe në Gjykatën e Apelit me 20 mijë dosje të tilla. Ky problem u trajtua në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulçe.



Sipas ekspertit për çështjet gjyqësore Gerti Shella, “kemi 32 mijë dosje të mbartura, dhe nuk ka një praktikë të konsoliduar, pra aq sa vuan një qytetarë vuan edhe një biznes. Këto dosje duhet të shoqërohen vetëm nga 25 gjyqtarë, pra do të duheshin 4.2 vite sikur të punonin çdo dite dhe pa çështjet e reja”.

Por çfarë kostosh krijon kjo për biznesin? Sipas ekspertit për ekonominë Bardh Sejdarasi, “të dhënat që japin gjykatat janë në shifra totale dhe nuk janë të filtruara me kategorinë e bizneseve. Mungon në Shqipëri lobimi dhe advokimi në mënyrë që të njihen me problemet  e bizneseve në gjykata. Dëmi nuk është thjesht në raportim, por ka dëme në imazh”.

Sipas tij, “numrin më të madh të çështjeve e përbejnë konfliktet me  tatimet, doganat dhe institucionet e tjera që vendosin  gjoba. Shikojmë sot që një proces administrativ përfundon në një afat kohor që shkon nga 90 ditë në disa vjet, ne sot kemi gjyqe që kanë filluar në 2017.  Kemi një rënie të çështjeve sepse bizneset nuk e shohin si një institucion që të zgjidhë problemet. Siguria juridike është një element parësor veçanërisht të kompanive të huaja që duan të investojnë”.

Kush humbet më shumë në këtë proces, biznesi apo shteti ? Sipas avokatit Gent Çifligu, nuk ka dilema këtu. “Biznesi humbet, shteti i merr të ardhurat e tij, sepse biznesi nuk mund të lëviz Gjykatën pa parapaguar detyrimin, duke filluar nga 40% në doganë. Për të kërkuar të drejtën, nëse është vendosur sipas ligjit,  është gjykata ajo që do të thotë fjalën e fundit, që mund të jetë edhe pas 5 vitesh. Pra kemi një shtet që i ka marrë të ardhurat, ndërkohë që biznesi do të marrë të drejtën pas vitesh. Biznesi është tepër i prekur”.

Sipas tij, “Gjykata Administrative u krijua për të minimizuar kostot të biznesit dhe shtetit. Ajo që ndodhi se me një gjykim unifikues të Gjykatës së Lartë në 2013 të gjitha çështjet administrative iu rikthyen  gjykatave administrative, diçka që i çoi vetëm gjykatës së Tiranës 4 mijë dosje”.

Pas

Biznesi dhe gjyqet e vonuara, avokati: Situatë e pashpresë

Para

Gratë më të fuqishme në botë për 2022, sipas Forbes

Para
Gratë më të fuqishme në botë për 2022, sipas Forbes

Gratë më të fuqishme në botë për 2022, sipas Forbes

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar