• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

USAID/NOA prezantojnë një produkt të ri financiar për të nxitur rritjen e sektorit fason në Shqipëri

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
USAID/NOA prezantojnë një produkt të ri financiar për të nxitur rritjen e sektorit fason në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në partneritet me institucionin financiar NOA, prezantoi sot “Projektin e financimit të sektorit këpucë & veshje” (FALP), me qëllim nxitjen e rritjes dhe të konkurrueshmërisë së një sektori kyç për ekonominë shqiptare. NOA, një institucion financiar i licencuar nga Banka Qëndrore e Shqipërisë, ofron që nga viti 1998 zgjidhje financimi për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të), fermerët dhe familjet, aksesi në financa i të cilëve është i kufizuar për shkak të barrierave gjeografike, sociale apo administrative. USAID CATALYZE Engines of Growth (EoG) bashkëpunoi me NOA dhe shoqatën e biznesit Pro-Export Albania për të hartuar këtë produkt financiar inovativ me qëllim përmbushjen e nevojave të NVM-ve që operojnë në industrinë e lëkurës e tekstilit.

Ky është produkti i parë i dedikuar i kredisë për sektorin dhe synon të injektojë 3.5 milionë euro nëpërmjet kredive të pakolateralizuara me vlera deri në 75.000 euro. Kompanitë që do të kërkojnë një financim të tillë do të mbështeten gjithashtu edhe nëpërmjet një këshillimi teknik të dedikuar për të siguruar një impakt sa më të madh për biznesin e tyre.



Aktualisht, 740 ndërmarrje në Shqipëri operojnë në industrinë e tekstilit, veshjeve, lëkurës dhe këpucëve, duke reflektuar një rënie prej 6% krahasuar me vitin 2020 për shkak të ndikimeve të vazhdueshme të COVID-19 dhe rritjeve të fundit të çmimeve si rezultat i luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Sipas një sondazhi të fundit të kryer edhe nga institucioni financiar NOA, 66% e kompanive të anketuara raportojnë vështirësi në përmbushjen e pagesave në kohë. Kompanitë identifikuan kostot konkurruese si pengesa për përmbushjen e pagesave të kredisë, duke përfshirë pagesat e taksave (51%), pagat (45%) dhe furnitorët (27%). Më shumë se gjysma e kompanive vunë në dukje plane për t’u zgjeruar në tregje të reja, të cilat do të krijojnë vende pune dhe investime të reja. Megjithatë, 72% e kompanive kanë nevojë për financim shtesë për të përmbushur planet e tyre për rritje. Produkti i ri financiar synon të mbushë pikërisht këtë boshllëk.

Znj. Mischere Kawas, Drejtore e USAID për Shqipërinë, tha: “Sot, ndërsa shpallim fillimin e ‘Projektit e Financimit të sektorti Këpucë dhe Veshje’, jam shumë e emocionuar t’u jap bizneseve të vogla në këtë industri më shumë mundësi jo vetëm për t’u rritur, por për të vazhduar rritjen, të shpikni, të lulëzoni, të zgjeroheni dhe më pas të frymëzoni të tjerët.”

Znj. Herjola Spahiu, Drejtore Ekzekutive e NOA tha: “Industria e këpucëve e veshjeve po udhëheq promovimin e produkteve “Made in Albania” në tregjet perëndimore, nga Italia e Spanja dhe deri në Kanada e Shtetet e Bashkuara. Prandaj, është thelbësore që ky sektor lider të mund të ketë produkte financiare të përshtatura në mënyrë që të krijojnë vlera të reja të shtuara, të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe dizajnuese dhe të përmirësojnë standardet e punës për punonjësit e tyre, të cilët janë kryesisht gra. Nuk është rastësi që 25 vjet më parë, ishte sërisht USAID-i që ishte në gjenezën e krijimit të NOA-s, dhe nësoj si asokohe, më të njëjtin angazhim si sot për të promovuar një financë njerëzore. Jemi shumë të lumtur që ky bashkëpunim i ri me USAID zhvillohet në mënyrë simbolike dhe në 25 vjetorin tonë, duke shërbyer sërisht një akses në financë më cilësor, për të garantuar krijimin e vendeve të punës dhe një përfshirje financiare reale.”

Edvin Prence, Kryetar i Shoqatës “Pro-Export Albania” u ndal në fjalën e tij në “falënderimin për menaxhmentin e NOA në orientimin dhe interesin e shprehur drejt sektorit lëkurë e tekstile, si dhe për mbështetësit kryesorë të kësaj iniciative, USAID, pa të cilën kjo nismë nuk do të mund të bëhej realitet. Ky është produkti i parë financiar i dedikuar tërësisht për sektorin që nga hapja e ekonomisë së lirë në vitin 1991. Sot po fillojmë të shkruajmë histori për një ekonomi të qëndrueshme, miqësore me mjedisin dhe për të rritur eksportet “Made in Albania”. Sot po hedhim një gurthemel të një rëndësie të madhe për të gjitha bizneset e sektorit, i cili numëron mbi 75 mijë punonjës dhe përbën 40% të eksportit të Shqipërisë”.

Në muajin shkurt, NOA do të nisë pranimin e kërkesave për kreditim nga bizneset e këpucëve dhe veshjeve. Bizneset do të mund të përdorin këto financime për të përmbushur nevojat e tyre të shumëllojshme, ndër të cilat: kapital qarkullues/lëndët e para; investimet në asete si pajisje, makineri, automjete, objekte; dhe investimet për modernizimin e proceseve të prodhimit, duke përfshirë rritjen e automatizimit dhe efikasitetit të energjisë, rritjen dhe trajnimin e fuqisë punëtore; çertifikatat ISO; akses në tregje të reja; diversifikimi i produktit; marketing (dixhital dhe tradicional); etj. Gjithashtu, kjo nismë synon të mbështesë sektorin me asistencë të dedikuar teknike dhe financiare nëpërmjet trajnimeve specifike me ekspertë vendas dhe të huaj për të rritur standardet e tyre të prodhimit dhe potencialin e tyre eksportues.

Nisma do të zgjasë rreth 2 vjet me objektivin për të krijuar një instrument financiar të pavarur që mund të mbështesë sektorin në një mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë pas përfundimit të projektit. Ky projekt u bë i mundur përmes mbështetjes bujare të popullit amerikan përmes Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në kuadër të projektit të USAID CATALYZE Engines of Growth.

Pas

Bëhuni gati për valën e katërt të tregtisë elektronike

Para

Sa do të gjobiten individët që nuk deklarojnë vlerat monetare?

Para
Sa do të gjobiten individët që nuk deklarojnë vlerat monetare?

Sa do të gjobiten individët që nuk deklarojnë vlerat monetare?

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar