• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tregu i pasurive të patundshme lulëzoi, Pipiria: Mirë edhe në 2023, por çmimet duhet të stabilizohen

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Tregu i pasurive të patundshme lulëzoi, Pipiria: Mirë edhe në 2023, por çmimet duhet të stabilizohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Viti i kaluar ka qenë i vështirë për ekonominë shqiptare, por ka pasur sektorë që kanë parë një rritje të pëlqyeshme. Bëhet fjalë për sektorin bankar, call center dhe teknologjia e informacionit, por edhe sektori i ndërtimit dhe pasuritë e patundshme.

Pikërisht për sektorin e fundit Reinaldo Pipiria, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Pasurive të Patundshme, tregon ecurinë dhe ndryshimet nga vitet e mëparshme.



“Nga të gjitha statistikat shihet se gjatë vitit 2022 kemi pasur diku me një rritje 15-17%, në 2021 kemi pasur një treg 950 milionë euro, sot jemi diku tek 1.1 miliard euro”, thotë ai në A2 Business të gazetares Aurora Sulce.

Por kush blen dhe kush shet sot në Shqipëri, dhe si financohet sektori? “Sektori vazhdon të financohet nga sektori bankar, në 2022 deri në 400 milionë euro, kemi patur rritje të investimeve direkte, në 2021 191 milionë euro, në 2022 më shumë se 300 milionë euro. Nga ana tjetër, ka edhe rritje të remitancave, në 2021 patëm 761 milionë euro, në 2022 diku te 850 milionë euro, shifra që  ndikojnë drejtpërdrejtë në tregun e pasurive të paluajtshme”.

Por Pipiria thekson edhe investimet e të huajve. “Gjithsesi edhe me hapjen e negociatave, kërkesa vjen shumë nga të huajt. Ndryshe nga vitet e huaja, kur transaksionet stepeshin në muajin maj në zonat bregdetare , sot kjo rënie vjen në korrik, ndërkohë që shtete të reja kanë dalë në pah. Dikur kishin treg Ukrainën dhe Poloninë, sot janë shfaqur belgët dhe shtetasit e vendeve nordike”, shton ai.

Si shihet trendi për vitin e sapo filluar? “Kjo krizë në fillim do të ndikojë konsumin, ndërkohë që pasuritë e paluajtshme shihen si mundësi investimi. Masat shtrënguese të Bankës së Shqipërisë mund të kenë ndikuar në kredidhënien  për shpenzime konsumatore, por jo për investimet. Norma mesatare e kredidhënies për banesat nuk e ka arritur ende 5%”.

Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Pasurive të Patundshme nuk mendon se do të ketë tkurrje. “Jemi të përgatitur por në ekonominë shqiptare është e vështirë të bësh parashikime. Por është momenti për një stabilizim të çmimeve. Sipas sinjaleve që marrim, me shumë mundësi do të performojnë mirë edhe gjatë 2023, por nuk ka nevojë për rritje të çmimeve”, shton ai.

Pas

Bizneset që preken më shumë nga kriza

Para

Titulli “Doctor Honoris Causa” kryeministrit Abazoviç, Rama vlerësime edhe në facebook

Para
Titulli “Doctor Honoris Causa” kryeministrit Abazoviç, Rama vlerësime edhe në facebook

Titulli “Doctor Honoris Causa” kryeministrit Abazoviç, Rama vlerësime edhe në facebook

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar