• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Transparency International për Shqipërinë: Ndër vendet më të korruptuara në Europë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Transparency International për Shqipërinë: Ndër vendet më të korruptuara në Europë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një përmirësim i lehtë, por jo domethënës në drejtim të luftës kundër korrupsionit. Kjo konstatohet për Shqipërinë në Indeksin e Korrupsionit për vitin 2022, sipas raportit të fundit të Transparency International, që mat perceptimin e korrupsionit në të gjithë botën, megjithatë ky përmirësim i lehtë nuk ka marrë vlerësim nga raporti.

Vendi kishte një tregues prej 36 pikësh, me rritje me një pikë, nga 100 pikë që është vlerësimi maksimal (sa më shumë pikë aq më pak I korruptuar është një vend).



Pavarësisht përmirësimit të lehtë, raporti thekson se Shqipëria ka qëndruar në vend, në raportin e indeksit të perceptimit të korrupsionit, duke e vënë theksin në përkeqësimin e lirisë së medias.

“Progresi i këtij regjimi hibrid në fusha si verifikimi gjyqësor dhe forcimi i Strukturës së Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është lënë në hije nga dobësimi i pavarësisë së medias dhe mungesa e mundësive për angazhim kuptimplotë në vendimmarrje nga shoqëria civile.

Vazhdojnë fushatat shpifëse dhe frikësimi kundër gazetarëve dhe, nëse miratohen, ndryshimet në ligjin për lirinë e informimit do të ngushtojnë më tej mundësitë për mbikëqyrje të pavarur të institucioneve publike, duke u ofruar institucioneve baza ligjore për refuzimin e ndarjes së informacionit”, thuhet në raport.

Në renditjen globale, Shqipëria është në vendin e 101, në të njëjtin pozicion me Serbinë, e cila ka shënuar përkeqësim këtë vit. Shteti më i korruptuar në Europë është Bosnjë Hercegovina, me një tregues prej 34, që e ka pozicionuar në vendin e 110.

Sipas renditjes, Shqipëria, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, së bashku me Turqinë (101) janë më të korruptuarat në Europë (pa përfshirë vendet e ish- Bashkimit Sovjetik).

Maqedonia e Veriut ka shënuar përmirësim, duke u ngjitur në vendin e 85 (40 pikë). Kosova, është në vendin e 84, me 41 pikë. Shteti më pak i korruptuar në rajon është Mali i Zi, me 45 pikë, në vendin e 65.

Në botë, rekordin për nivelin më të ulët të korrupsionit e ka marrë Danimarka, duke zhvendosur Finlandë dhe Zelandën e Re. Lista e më pak të korruptuarave në botë vijon me Zelandën e re, Norvegjinë, Singaporin, Suedinë, Zvicrën, Holandën, Gjermaninë.

Në kahun e kundërt, më të korruptuarat janë Somalia dhe Siria.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 (CPI) tregon se shumica e vendeve po dështojnë të ndalojnë korrupsionin.

CPI rendit 180 vende dhe territore në mbarë botën sipas niveleve të perceptuara të korrupsionit në sektorin publik, duke shënuar në një shkallë nga 0 (shumë e korruptuar) deri në 100 (shumë e pastër).

Mesatarja globale mbetet e pandryshuar për më shumë se një dekadë në vetëm 43 nga 100. Më shumë se dy të tretat e vendeve shënojnë nën 50, ndërsa 26 vende kanë rënë në pikët e tyre më të ulëta deri më tani. Megjithë përpjekjet e bashkërenduara dhe përmirësimet, 155 vende nuk kanë bërë asnjë përparim të rëndësishëm kundër korrupsionit ose kanë rënë që nga viti 2012.

Pas

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Para

Nis certifikimi i ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, hapet shprehja e interesit

Para
Nis certifikimi i ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, hapet shprehja e interesit

Nis certifikimi i ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, hapet shprehja e interesit

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar