• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Thirrja e Ramës nuk jep efekt, bie interesi për bonot e thesarit

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Thirrja e Ramës nuk jep efekt, bie interesi për bonot e thesarit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Thirrja e kryeministrit Rama që qytetarët të investonin në bono thesari nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Në ankandet e dhjetorit, ashtu se dhe ato të fillimit të këtij viti, ka pasur interes të ulët për investim në bono thesari, në një kohë që normat e interesit kanë treguar një trend rënës. Ftesa e Ramës për investimin në bono thesari u bë në një moment kur norma e interesit për këtë lloj instrumenti me maturim 12 mujor ishte rreth 5.7%.

Pritshmëritë ishin që fitimi i tyre do shtohej edhe më tej në pritje të reflektimit të rritjes së normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë. Ftesa u shoqërua me veprime konkrete nga ana e Bankës së Shqipërisë, e cila jo vetëm riktheu sportelin e dikurshëm që u mundëson qyetatarëve veprime me letrat me vlerë, por hapi edhe sportele në 5 qytete të tjera, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Lushnje dhe Shkodër.





Veprime që gjithsesi nuk u materalizuan në rritje të volumit të investimeve në Bono Thesari nga ana e qytetarëve. Norma e interesit të bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor arritën kulmin në ankandin e 15 nëntorit të vitit të shkuar, për të shënuar rënie në ankandet e radhës.

Ato ranë në 5.8% në ankandin pasues të zhvilluar më 25 nëntor, ndërkohë që në ankandin e fundit për vitin 2022, të zhvilluar më 27 dhjetor, ato u shitën me normë mesatare prej 5.47%. trendi rënës vijoi edhe në ankandin e parë për këtë vit, të zhvilluar më 4 janar në vlerën 5.34%.

Për t’u nënvizuar është gjithashtu është se në asnjë prej ankandeve të fundvitit, qeveria nuk ka arritur të grumbullojë gjithë vlerën e kërkuar. Në ankandin e fundit të nëntorit ka emetuar një shumë prej rreth 170 milionë dollarësh, por ka arritur të shesë vetëm rreth 110 milionë dollarë.

Në ankandin e fundit të dhjetorit shumë e kërkuar ka qenë afërsisht 160 milionë dollarë, por prej saj është pranuar nga investitorët rreth 100 milionë dollarë. Diferenca ka qenë disi më e vogël në ankandin e parë të janarit, kur shuma e kërkuar nga qeveria ka qenë afërisht 160 milionë dollarë, dhe prej saj janë blerë rreth 130 milionë dollarë.

Pas

Bibla 400 vjeçare vendoset në ankand

Para

Besimi tek ekonomia, qytetarët dhe bizneset më optimistë

Para
Besimi tek ekonomia, qytetarët dhe bizneset më optimistë

Besimi tek ekonomia, qytetarët dhe bizneset më optimistë

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar