• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tatimi zero, Shkodra-deputetes socialiste: E bëtë biznesin e vogël parazit, s’bëhet politikë me ekonominë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Tatimi zero, Shkodra-deputetes socialiste: E bëtë biznesin e vogël parazit, s’bëhet politikë me ekonominë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulçe u fol për pagat dhe për politikat e biznesit dhe qeverisë në një kohë kur diferenca mes të ardhurave që merr një punonjës në Shqipëri me një punonjës nga vendet e rajonit është e madhe.

Për politikat e biznesit dhe të qeverisë u përfshinë në një debat, Pranvera Resulaj, deputete e Partisë Socialiste dhe Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve.



Ky i fundit akuzon qeverinë se me politikën e saj për të mos tatuar biznesin e vogël e ka bërë këtë sektor parazit. Sipas tij, mënyra e tatimit nuk duhej të nisej fare nga madhësia e bizneseve, por duhej bërë me kategori biznesi.

“Nuk i keni bërë ndonjë nder biznesit të vogël duke i hequr taksën dhe duke e mësuar që të mos paguajë kurrë taksa. Ky është skandal. Ju keni thënë publikisht se deri në 2029 biznesi nuk do të marrë fatura me TVSH. Që do të thotë, të prishësh me ligj zinxhirin e TVSH-së, është vetëm e qeverisë tuaj. Që do të thotë, i thua një çuni të ri që do të hapë biznes, hapeni dhe nuk do paguani kurrë tatime. Jo mo jo. Tatimet nuk duhej të ndaheshin fare biznes, i vogël biznes i madh. Tatimet bëhen me kategori biznesesh, jo biznes i madh, biznes i vogël. Ka mundësi të ndryshoni konceptin e tatimeve se na keni bërë çorbë… Në fund duhet të futet edhe kultura fiskale te njerëzit. Jo zero, TVSH, tatime dhe tani na thoni shih, çfarë keni bërë për biznesin e vogël. E keni bërë parazit. I thoni kurrë mos u rrit se po u rrite, do tatohesh”, deklaroi Shkodra.

Por zonja Resulaj theksoi se me logjikën e fiskut, pragu i TVSH-së duhej të ishte zero, por ajo shtoi se qeveria Rama është e majtë dhe për këtë arsye nuk mund të ndërmarrë politika të djathta.

Argument ky që u kundërshtua nga Arben Shkodra, i cili i kujtoi deputetes socialiste se biznesi ka nevojë për siguri fiskale dhe ligjore.

“Për ekonominë, nuk ka të majta apo të djathta. Biznesi nuk mund të ketë pasiguri fiskale apo ligjore se ju vini me ideologjitë tuaja. Unë do të doja, që ligji për procedurat tatimore të preket një herë në 10 vite. Paketa fiskale të jetë një herë në 7 vite. Nuk kemi pse bëni politikë të majtë apo të djathtë me ekonominë.”

Megjithatë, sipas zonjës Resulaj, qeveria është detyruar të bëjë ndryshime për procedurat tatimore për shkak të kulturës së munguar fiskale.

 

Pas

Deklaratat e biznesit: Nuk mund të rriten pagat për shkak të një flluske

Para

Çmimet e karburanteve ndryshojnë sërish

Para
Çmimet e karburanteve ndryshojnë sërish

Çmimet e karburanteve ndryshojnë sërish

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar