• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Suela Plaka, shqiptarja që kandidon për Këshilltare në Lombardi

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Lifestyle
0
Suela Plaka, shqiptarja që kandidon për Këshilltare në Lombardi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori suksesi e një gruaje shqiptare vjen nga Italia. Suela Plaku emigroi 20 vite më parë drejt vendit fqinj, ashtu si shumë të rinj të tjerë, në përpjekje për të realizuar veten dhe aspiratat e saj. Ndjeshmëria ndaj çështjeve sociale e çoi drejt angazhimit në politikë, ku sot kandidon si këshilltare në Lombardi në provincën e Bergamos. Sfida e saj është të ndryshojë Lombardinë, një detyrim ndaj vetes dhe brezave të ardhshëm, në drejtim të mbrojtjes së një sistemi shëndetësor publik dhe integrimin me të drejta të plota të emigrantëve në Itali.

 



Si ka nisur rrugëtimi juaj?

Rrugëtimi im ka nisur në vitin 2002. Si të gjithë studentët, që lanë Shqipërinë për të arritur aspirata që vendi në ato vite nuk të ofronte. Zgjodha Universitetin e Breshias për të kryer studimet në Shëndet Publik. Pata fatin që gjatë studimeve të angazhohesha me kauza sociale të ndryshme.

Pse u angazhuat në jetën politike?

Me thënë të drejten nuk isha unë ajo që u angazhova në politikë vitet e para. Ishin institucionet, që duke parë impenjimin tim në fushën sociale më zgjodhën. Në vitin 2013 më emëruan si Zëvendës Presidente e Komisionit të Mundësive të Barabarta në qyteti, ku jetoja. Në atë periudhë fitova dhe betejën time të vogel kundër ASL të Breshias.

Në ato vite në Lombardi profesionistët e huaj të shëndetit, edhe pse kishin përfunduar studimet në universitetet italiane dhe jetonin në Itali, nuk kishin të drejtë të punonin në spitale publike pa nënshtetësinë italiane.

Nëpërmjet shoqatave të ndryshme që merreshin me anti-diskriminimin lobuam për ndyshimin e ligjit. Aty kuptova fuqinë që ka politika në ndikimin dhe përmirësimin e jetës të njerëzve. Karriera ime politike nisi në vitin 2021, ku u emërova këshilltare në komunën ku jetoj.

Ndër këto vite zhvillimi personal dhe profesional, më apasionuan më shumë me politikën dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Aktualisht po punoj për Mbrojtjen e Shëndetit Publik, që po shkon drejt privatizimit, duke iu ofruar atyre që nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar vizitat apo operacionet, që të kenë akses për të pasur të drejtën e kurimit.

Një çështje tjetër që kam për zemër është integrimi dhe të drejtat e emigrantëve në territorin italian. Sipas të dhënave të Institutit Italian të Statistikave (ISTAT), më shumë se 12 % e popullsisë në Lombardi janë të huaj.

Këto ditë fushate elektorale po kuptoj akoma më shumë, që ata nuk ndihen të përfaqësuar nga politikanët italianë, nuk kanë interes për politikën. Një sfidë e ardhshme është promovimi dhe angazhimi i të huajve në jetën politike të Lombardisë.

Është e vetmja armë që kemi në dispozicion për të ndryshuar Lombardinë.

Me se merreni aktualisht?

Punoj prej shumë vitesh në qendra shëndetesore, ku merren me Promovimin e Shëndetit dhe si profesioniste e lirë në një studio private si nutrizioniste (Edukim Nutrizional dhe Mënyrë Jetese të Shëndetshme).

Dua të vendos eksperiencën time personale dhe profesionale në shërbim të një projekti të madh, që është “TA NDRYSHOJMË SË BASHKU LOMBARDINË”.

Kandidoj si Këshilltare në Lombardi në provincën e Bergamos. Jam pjesë e listës Patto Civico për MAJORINO PRESIDENTE.

Sot ndihem një grua e realizuar nga ana personale dhe profesionale. Në rrugëtimin tim kam mbështetjen e bashkëshortit dhe dy fëmijëve të mi, djalit 17 vjeç dhe vajzës 11 vjeç. E ndjej si detyrim, jo vetëm ndaj vetes, por edhe për brezat e ardhshëm mbrojtjen e një sistemi shëndetësor publik dhe integrimin me të drejta të plota të emigrantëve në Itali.

 

Pas

Kredo Finance vlerësohet si “Kompania lider në tregun e mikrofinancës”

Para

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Para
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar