• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqiptarët 11 mijë kërkesa për azil në 10 muaj, të parët në rajon

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Shqiptarët 11 mijë kërkesa për azil në 10 muaj, të parët në rajon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët kanë shtuar ndjeshëm kërkesat për azil. Sipas të dhënave nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA), gjatë dhjetë muajve të vitit 2022 numri i kërkesave për azil nga shqiptarët është ngjitur mbi 10 mijë. Kjo shifër, e cila saktësisht regjistrohet në 10,912 aplikime, është rritur me rreth 20%, krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit të kaluar, i cili regjistronte 9,118 aplikime për azil. Përgjatë tetorit të këtij viti numri i aplikimeve për azil është 1,301, të cilat ndahen në 1,091 aplikime për herë të parë dhe në 210 aplikime përsëritëse. Ky tregues është më i ulët se gjatë tetorit të vitit 2021, i cili regjistronte 1,558 kërkesa dhe po ashtu është më i ulët krahasuar me muajin paraardhës. Nëse do ta shprehnim në përqindje, numri i aplikime ka rënë me 16.4% krahasuar me tetorin e vitit 2021 dhe ka pësuar po ashtu një rënie me 8% krahasuar me muajin shtator të këtij viti.

Nëse Shqipërinë do ta krahasonim me vendet e rajonit shohim se edhe për muajin tetor nuk e “lëshojmë” vendin e parë, duke kryesuar me numrin më të lartë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 924 aplikime dhe Kosova me 391 aplikime për azil. Serbia për tetorin ka regjistruar 389 kërkesa duke pësuar rënie krahasuar me muajin shtator, ndërkohë që vendet me numrin më të ulët të aplikimeve janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi me 168 dhe 28 kërkesa respektivisht.



Vendet e Bashkimit Europian morën rreth 106,900 kërkesa për azil në tetor të këtij viti. Të dhënat tregojnë se për të tretin muaj radhazi, aplikimet arritën një nivel të ri që nga viti 2016, kjo si pasojë e luftës në Ukrainë ku shumë persona janë regjistruar për mbrojtje të përkohshme në vendet e Bashkimit Europian.

Pas

Si ta shmangësh stresin pas rikthimit në punë

Para

Vajza shqiptare zgjidhet shkencëtarja më e re e suksesshme në Austri

Para
Vajza shqiptare zgjidhet shkencëtarja më e re e suksesshme në Austri

Vajza shqiptare zgjidhet shkencëtarja më e re e suksesshme në Austri

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar