• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Së shpejti pagesa përmes e-elbania, Brumbulli: Skema e sigurt, s’ka shkëmbim të të dhënave me AKSHI-n

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Së shpejti pagesa përmes e-elbania, Brumbulli: Skema e sigurt, s’ka shkëmbim të të dhënave me AKSHI-n
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga fillimi i këtij viti qeveria parashikon që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë që shërbimet të cilat janë me pagesë të mund t’i paguajnë direkt përmes e-albania.

Por a e rrit kjo praktikë e re rrezikun për të dhënat bankare të qytetarëve duke mbajtur parasysh se sistemet shtetërore janë sulmuar nga hackerat e një shteti tjetër?



Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli i ftuar në A2 Business, shpjegon se në fakt të dhënat bankare të qytetarëve janë të sigurta pasi nuk do të ketë shkëmbim të këtyre të dhënave mes AKSHI-t dhe bankave, por vetëm komunikim.

Skema që do të aplikohet, sipas asaj që shpjegon zoti Brumbulli, është kjo:

-Qytetari futet në llogarinë e tij në e-albania dhe zgjedh shërbimin që do të marrë. Pasi plotëson të gjitha kërkesat që ka e-albania për shërbimin, në fund do t’i paraqitet një pyetje: Do ta kryesh pagesën përmes bankave? Zgjidh deri në tre nga bankat ku ti mendon se do ta bësh pagesën.

-Qytetari vendos emrat e bankave, thotë që do të paguajë me bankë dhe del nga llogaria e tij në e-albania.

-Më pas ai futet nëpërmjet kompjuterit, tabletit apo smartfonit në llogarinë e tij në bankë. Në faqen e llogarisë së tij në bankë, do t’i shfaqet një menu: e-albania dhe aty do të kërkojë kodin me të cilin aplikoi për shërbimin që duhet të marrë dhe që AKSHI ia ka ofruar. Fut atë kod dhe në moment do të zbarkohen të gjitha të dhënat që ai ka plotësuar për të kryer pagesën.

Pasi zgjidhet opsioni paguaj, sistemi debiton llogarinë e qytetarit dhe krediton llogarinë e ofruesit të shërbimit. Në kohë reale AKSHI njofton institucionin se pagesa për shërbimin është kryer dhe jepet shërbimi.

“Shkurtohet ndjeshëm koha. Bëhet në kohë reale dhe është një komoditet i kryerjes së këtij veprimi. Dhe ti më pas te gjendja e llogarisë mund të shohësh veprimet më të fundit dhe të shikosh që është bërë pagesa,” shpjegon Spiro Brumbulli.

I pyetur nëse përbën problem shkëmbimi i të dhënave, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave thekson se në skemë nuk ka asnjë rrezik pasi AKSHI nuk lidhet me atë që quhet “core business.”

“Jo sepse ajo në vetëvete nuk lidhet me core business. Ai vetëm transmeton informacion, pra kodin që ti merr e ke vetë si një diçka që personifikon një numër të caktuar. Për çdo transaksion ka kod. Është vetëm transmetim të dhënash dhe transmetimi i të dhënave bëhet përmes web service që ka standarde dhe protokolle të caktuara sesi shkëmbehet informacioni.”

“Kleçka” në këtë rast është që elementet e sigurisë në sistem duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme.

Pas

Sulmet kibernetike, Brumbulli: “Zemra” e sistemeve bankare nuk preket, të dhënat janë të sigurta

Para

“Pagesat përmes e-albania të sigurta,” ekspertët: Risku nuk është zero, çfarë duhet pasur parasysh

Para
“Pagesat përmes e-albania të sigurta,” ekspertët: Risku nuk është zero, çfarë duhet pasur parasysh

“Pagesat përmes e-albania të sigurta,” ekspertët: Risku nuk është zero, çfarë duhet pasur parasysh

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar