• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sa do të gjobiten individët që nuk deklarojnë vlerat monetare?

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Sa do të gjobiten individët që nuk deklarojnë vlerat monetare?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare do të forcojë kontrollet sa i takon kalimit të parave CASH në pikat kufitare, metaleve apo gurëve të çmuar. Në projektaktet e qeverisë parashikohet që gjatë këtij viti të miratohet vendimi  i cili synon të trajtojë paqartësitë  që kanë dalë pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të miratuar në vitin 2019, duke përcaktuar rregulla të hollësishme për mënyrën e zbatimit të tij dhe në veçanti procedurat për vendosjen e masave administrative nga autoritetet doganore.

Konkretisht projektvendimi  synon rritjen e kontrollit të lëvizjes së parasë Cash/metaleve dhe gurëve të çmuar si dhe çdo instrumenti monetar objekt i deklarimit në Pikat e Kalimit Kufitar, zvogëlimin e rreziqeve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nëpërmjet politikave, koordinimit dhe bashkëpunimit dhe rritjen e kontrollit me vendosjen për herë të parë të gjobave për mosdeklarim vlerash në pilkat kufitare; zbulimin dhe goditjen e kërcënimeve për pastrimin e parave/ financimin e terrorizmit, si dhe dënimi zhveshja e autorëve nga përfitimet e paligjshme. Sipas ligjit në fuqi,  “çdo person, i cili hyn në/ose largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të deklarojë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.



Detyrimin për deklarim, përfshin lëvizjen  me çfarëdolloj mjeti transporti në rrugë tokësore, ajrore ose detare apo dhe nëpërmjet shërbimit postar. Në  rast  kur  autoritetet  doganore konstatojnë  mosdeklarimin,  vendosin gjobë, e cila  për herën e parë është në varësi të shumës së padeklaruar është në shumë fikse, dhe për raste të përsëritura do të përllogaritet si përqindje ndaj vlerës së padeklaruar. Konkretisht për shumat nga 10.000 -19.999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 20 mijë lekë  për herën e parë, 10 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 30 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera; për  shumat nga 20 000 – 49 999 euro  gjoba e aplikuar është në shumën 40 mijë lekë për herën e parë, 20 %  të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 40 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera;  për shumat mbi 50 000 euro gjoba është në shumën 60 mijë lekë për herën e parë, 30 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 50 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera./ TV Scan

 

Gjobat aplikohen për mosdeklarim në kufi

Vlera e padeklaruar           Masa e gjobës fillestare      Përsëritja e shkeljes

10.000 -19.999 euro           20 mijë lekë                   10-30 % e vlerës së fshehur

20 000 – 49 999 euro         40 mijë lekë                    20-40 %  e vlerës së fshehur

Mbi 50 000 euro                 60 mijë lekë                   30-40 % e vlerës së fshehur

Pas

USAID/NOA prezantojnë një produkt të ri financiar për të nxitur rritjen e sektorit fason në Shqipëri

Para

Shitjet e telefonave inteligjentë pësojnë rënien më drastike nga 2013

Para
Shitjet e telefonave inteligjentë pësojnë rënien më drastike nga 2013

Shitjet e telefonave inteligjentë pësojnë rënien më drastike nga 2013

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar