• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rritet optimizmi në ekonominë botërore, por bizneset mbeten të kujdesshme

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Rritet optimizmi në ekonominë botërore, por bizneset mbeten të kujdesshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht lajmeve jo të mira lidhur me perspektivën ekonomike kohët e fundit, një mori të dhënash pozitive kanë rritur shpresat se recesioni global mund të shmanget.

Shenjat e optimizmit vijnë pasi Kina po heq kontrollet e saj për Covid, SHBA po hap rrugën për një bum të investimeve të gjelbra, ndërsa Europa po përshtatet me ndikimin e luftës në Ukrainë. Zëvendësdrejtuesja e FMN-së, Gita Gopinath, sinjalizoi në Davos se fondi do të përmirësonte projeksionet e tij ekonomike – vetëm pak javë pasi kishte parashikuar një vit “më të vështirë”.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë shtoi se kërkesa globale për naftë mund të arrijë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2023, me rihapjen e Kinës pas pandemisë. Dhe, megjithëse të dhënat e fundit të PBB-së për këtë vend ishin zhgënjyese, duke treguar një rritje ekonomike prej 3 për qind në vitin 2022, shumë më pak se objektivi prej 5.5 për qind, analistët parashikojnë se heqja e kufizimeve të pandemisë mund të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë. Zëvendëskryeministri Liu He ka thënë se vendi po i rikthehet normalitetit më shpejt sesa pritej.

Ajo që nuk diskutohet është dëmi i shkaktuar nga politika zero-Covid e Pekinit, e cila është braktisur tashmë. Ky dëm dallohet veçanërisht në sektorë të tillë si mallrat e luksit, pasi Kina është tregu i dytë më i madh në botë.

Ndërkohë, investitorët duket se po përqafojnë idenë se inflacioni ka arritur pikun e tij. Edhe Mbretëria e Bashkuar, e cila ka mbetur më prapa pjesës tjetër të botës për sa i përket treguesve pozitivë ekonomikë, raportoi sot një rënie të dytë radhazi, duke e çuar kështu normën e dhjetorit në 10.5 për qind, kryesisht falë rënies së çmimeve të karburanteve.

Megjithatë, një paralajmërim i rëndësishëm erdhi javën e kaluar nga kryeekonomisti i Bankës së Anglisë, Huw Pill, i cili paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me inflacion të lartë për një periudhë më të gjatë se vendet e tjera të përparuara, që do të thotë se normat e interesit mund të duhet të qëndrojnë në nivele më të larta për më shumë kohë. Rëndësia e kësaj sfide u nënvizua nga të dhënat e reja që tregojnë se pamundësitë e korporatave për të paguar detyrimet e tyre po rriten bashkë me kostot e biznesit.

Disa lajme pozitive kanë ardhur nga SHBA, me të dhëna që tregojnë rënie të inflacionit të çmimeve të prodhimit. Si shifra totale vjetore prej 6.2 për qind, ashtu edhe ajo që nuk llogarit kostot e paqëndrueshme të ushqimeve dhe të energjisë prej 4.6 për qind, ishin më të ulëta sesa pritej.

Megjithatë, ekonomistët e Wall Street janë më pesimistë se Rezerva Federale lidhur me perspektivën e recesionit.

Për sa i përket Europës, investitorët në Gjermani janë më pozitivë, ndërsa në Bruksel, planet për investime “të paprecedenta” në teknologjitë e pastra do të ofrojnë ndihmë të ngjashme për industrinë e BE-së, ashtu si edhe subvencionet bujare që po ofrohen nga qeveria e SHBA-së./ Financial Times

Pas

Shkencëtarët zhvillojnë grurin e modifikuar gjenetikisht që i reziston të nxehtit dhe thatësirës

Para

Pse Bordi i Transparencës rriti çmimin e karburanteve?

Para
Rritet optimizmi në ekonominë botërore, por bizneset mbeten të kujdesshme

Pse Bordi i Transparencës rriti çmimin e karburanteve?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar