• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Parashikimi i zymtë i FMN: 1/3 e ekonomisë botërore rikthehet në recesion

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Parashikimi i zymtë i FMN: 1/3 e ekonomisë botërore rikthehet në recesion
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit i vështirë ekonomik. Është ky parashikimi që bën Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit për ekonominë globale. Sipas FMN-së, shtetet që udhëheqin ekonominë botërore rrezikojnë të përballen me një stanjacion të forte, për shkak të dobësimit të aktivitetit ekonomik, shkaktuar nga pandemia Covid-19 dhe konfliktet e armatosura.

Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, tha se 1/3 e ekonomisë botërore pritet të ndalet në rececion dhe se 2023 do të jetë një vit financiar edhe më i vështirë se viti që lamë citon “Financial Times”.





Sipas FMN, rritja ekonomike për vitin 2023 parashikohet jo më shumë se 2.7%, në rënie nga 3.2% që ishte parashikuar më herët.

Çmimet e larta, problemet për furnizim, rritja e normave të interesit dhe konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë, janë shkaktarët e frenimit të rritjes ekonomike.

Në fund të dhjetorit, FMN tha se mënyra sesi Kina, përsëri, po përpëlitet të menaxhojë pandeminë koronavirus, duke i shkaktuar botës përsëri dhimbje koke, këtë herë në aspektin ekonomik. Por sipas FMN, në recesion këtë vit mund të përjetojë edhe ekonomia më e madhe në botë, ajo amerikane, edhe pse ekonomistët më në zë atje, thonë se SHBA-të mund ta shmangin këtë, me shtrëngime të politikave qeverisëse dhe rritje të lehtë të normës së interesit, që lehtëson presionin e inflacionit.

Po sipas FMN, Europa do ta ndjejë më shumë krizën ekonomike këtë vit, me ndikim e konfliktit Rusi-Ukrainë, rritjen e çmimeve të ushqimeve, të energjisë dhe inflacionit. Banka Qendrore Europiane parashikon që ekonomia europiane të rritet këtë vit me 0.5%, me 1.9% në 2024 e të bjerë sërish në 1.8%në vitin 2025.

 

Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet

FMN është sikeptike edhe për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Sipas raportit të Fondit, ekonomia jonë do të ngadalësohet ndjeshëm këtë vit. Kriza globale e çmimeve dhe presionet inflacioniste mbeten rreziqet kryesore duke bërë që si qeveria ashtu edhe organizmat ndërkombëtare të kenë projeksione më pesimiste për ecurinë e ekonomisë.

Parashikimin më konservator e bën Fondi Monetar Ndërkombëtar sipas të cilit ekonomia shqiptare do të rritet me vetëm 2% në vitin 2023, më e ulëta sipas tij në rajon.

Ndikimi i luftës në Ukrainë, rritja e çmimit të energjisë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike botërore shihen si faktorët kryesorë edhe nga Banka Botërore që pritet të ngadalësojnë edhe ritmet e rritjes ekonomike të vendit tonë.

Në vlerësimet e saj të fundit, Shqipëria pritet të ketë rritjen e prodhimit të brendshëm bruto 2.3% për vitin 2023, nga 3.2% të pritshëm në 2022 ndikuar nga ecuria mjaft pozitive e turizmit.  Thuajse në të njëjtat nivele e parashikon edhe Banka e Shqipërisë rritjen ekonomike për 2023, në 2.4% ndërsa evidenton inflacionin e lartë si rrezikun kryesor të ekonomisë.

Edhe qeveria parashikon që këtë vit ekonomia të ngadalësohet, me një rritje të parashikuar në buxhetin 2023 me vetëm 2.6%.

Pas

Prezantohet supermakina që punon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike

Para

Si ta shmangësh stresin pas rikthimit në punë

Para
Si ta shmangësh stresin pas rikthimit në punë

Si ta shmangësh stresin pas rikthimit në punë

Të Gjitha

BSH ul me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, pritet që kreditë të bëhen më të lira

BSH ul me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, pritet që kreditë të bëhen më të lira

nga Fast News
16:29 | 02/07/2025
0

“Zhduken” lopët, fermerët braktisin kafshët për bletët

“Zhduken” lopët, fermerët braktisin kafshët për bletët

nga Fast News
16:04 | 02/07/2025
0

Rama në takim me fermerët: E kemi ndihmuar bujqësinë, por të gjithë duan më shumë buxhet e më pak taksa

Rama në takim me fermerët: E kemi ndihmuar bujqësinë, por të gjithë duan më shumë buxhet e më pak taksa

nga Fast News
14:14 | 02/07/2025
0

Ishte paralajmëruar, digjen në ajër plehrat e inceneratorit të Elbasanit

Ishte paralajmëruar, digjen në ajër plehrat e inceneratorit të Elbasanit

nga Fast News
14:12 | 02/07/2025
0

Recent News

BSH ul me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, pritet që kreditë të bëhen më të lira

BSH ul me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, pritet që kreditë të bëhen më të lira

16:29 | 02/07/2025
“Zhduken” lopët, fermerët braktisin kafshët për bletët

“Zhduken” lopët, fermerët braktisin kafshët për bletët

16:04 | 02/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar