• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

NOA sjell në Tiranë investitorin francez, 5 mln euro për SME-të

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
NOA sjell në Tiranë investitorin francez, 5 mln euro për SME-të
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Institucioni financiar NOA sjell në Shqipëri investitorin francez. 5 milionë euro do të jepen si mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në kuadër të bashkëpunimit mes NOA-s dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe krahut financiar të saj të quajtur PROPARCO. Kjo është hera e parë që Shqipëria përfiton një financim të tillë nga Proparco.

Në prezencën e Ambasadores së Francës, Znj. Elisabeth Barsacq, u firmos një marrëveshje për financimin e SME-ve shqiptare me vlerë 5 milionë euro.



Financimi kalon nëpërmjet PROPARCO, ndërsa në krahun shqiptar, ky injektim fondesh do të përcillet në drejtim të sipërmarrjeve të vogla dhe bizneseve familjare falë rolit ndërmjetësues të institucionit financiar NOA.

Financime të tilla tërësisht të dedikuara ndaj ekonomisë së sipërmarrjes së vogël janë jetike për të garantuar në mënyrë të pandërprerë aksesin në financë për bizneset shqiptare të cilat vijojnë të gjënden përballë sfidash të njëpasnjëshme që nga kriza e tërmetit dhe ajo post-covid, kriza e rritjes së çmimeve, impakti në tregti nga lufta e Ukrahinës, etj.

Ambasadorja e Francës, znj. Barsacq deklaroi në fjalën e saj përshëndetëse se “me bisedimet e anëtarësimit në BE, një detyrë shumë e rëndësishme për Shqipërinë është të luftojë mungesën e transparencës dhe të luftojë korrupsionin”.

Gjatë fjalës së saj, Znj. Herjola Spahiu, CEO e NOA-s, u shpreh se “çdo vit, institucionet financiare shqiptare injektojnë mbi 100 milion euro në drejtim të sipërmarrjes së vogël, bizneseve familjare, si dhe fermerëve e ekonomisë rurale duke u pozicionuar si promotorë të financimit të këtij segmenti kyç të ekonomisë shqiptare. Kjo nuk është rastësi, dhe besoj se NOA, është shëmbëlltyra më e mirë e këtij realiteti. Me mbi 12.000 klientë dhe një portofol financimi aktiv i cili i tejkalon 60 milion eurot, NOA arrin t’i shërbejë këtij misioni zhvillimor falë dedikimit në ofrimin e një shërbimi proksimiteti, njerëzor, të adaptuar. Një shërbim që bazohet mbi dëgjimin dhe reagimin ndaj realiteteve në terren, ndaj sfidave dhe ndaj ambicieve të sipërmarrësve shqiptarë. Sipërmarrës të vegjël e familjarë, të cilët, duhet thënë, krize pas krize, vit pas viti, po dëshmojnë një stabilitet dhe këmbëngulje të jashtëzakonshme për të mos rreshtur në asnjë moment aktivitetin e tyre ekonomik, për të mbrojtur vëndet e punës, për të mbrojtur gjallë shpirtin prodhues në çdo territor të vendit. E pra sot, ky financim prej 5 milion eurosh nga qeveria franceze dhe PROPARCO, i shërben pikërisht këtij qëllimi. Që territoret shqiptare të mos braktisen dhe që sipërmarrja të lulëzojë, kudo, sepse në fund të fundit, dhe ne si bankierë, i shërbejnë një finance njerëzore, një finance që në fund të ditës, merret me njeriun e jo vetëm me numrat”.

Nga ana tjetër, Z. Stephane Froissardey, Drejtori për Eurasia, tha se “Proparco është krenare që mbështet një institucion kaq të rëndësishëm mikrofinanciar shqiptar si NOA, i njohur për praktikat e

përgjegjshme të kreditimit dhe politikat e mbrojtjes së klientëve. Ky është projekti i parë i Proparco në vend, në harmoni të përsosur me strategjinë tonë që synon reduktimin e pabarazitë, duke

lehtësuar aksesin në financa për MSME-të dhe popullsinë që nuk ka akses në shërbimet bankare, duke përfshirë sektorin bujqësor. Proparco dëshiron të fillojë, me këtë ndërhyrje të parë, fillimin e një partneriteti të frytshëm me sektorin privat shqiptar.”

Proparco është një filial i AFD Group i fokusuar në zhvillimin e sektorit privat, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor për më shumë se 45 vite.

Veprimi i PROPARCO fokusohet në sektorët kyç të zhvillimit: infrastrukturën, kryesisht për energjitë e rinovueshme, agrobiznesin, institucionet financiare, shëndetësinë dhe arsimin. Operacionet e saj synojnë të forcojnë kontributin e lojtarëve privatë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të miratuara nga komuniteti ndërkombëtar në 2015.

Për këtë qëllim, Proparco financon kompani, veprimtaria e të cilave kontribuon në krijimin e vendeve të punës dhe të ardhurave të mira, ofrimin e mallrave dhe shërbimeve thelbësore dhe luftimin e ndryshimeve klimatike.

Pas

Banka e Shqipërisë pezullon licencën e Micro Credit Albania

Para

Sulmet kibernetike, Brumbulli: “Zemra” e sistemeve bankare nuk preket, të dhënat janë të sigurta

Para
Sulmet kibernetike, Brumbulli: “Zemra” e sistemeve bankare nuk preket, të dhënat janë të sigurta

Sulmet kibernetike, Brumbulli: “Zemra” e sistemeve bankare nuk preket, të dhënat janë të sigurta

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar